Zemra e dobët e Europës

Postuar në 25 Janar, 2020 11:36
George Pagoulatos - Universiteti i Athinës

 

Në Europë fliten shumë gjuhë, por asnjë prej tyre nuk është gjuha e fuqisë globale. Më tepër sesa fat i keq, kjo është një mospërfillje historike, sa për të parafrazuar Osca Wilde. 

Komisioni i ri Europian nën drejtimin e presidentes Ursula von der Leyen ka ngritur stekën e ambicies globale, duke u vetëidentifikuar si “gjeopolitik”.
Komisioni i mëparshëm, nën drejtimin e Jean Claude Juncker e marketoi veten si “politik” duke nënkuptuar një menaxhim më të zgjuar të krizave të BE- veçanërisht të krizës greke. Komisioni “politik” i Junckerit ishte i sukssesshëm në faktin se më e keqja u mënjanua. A do të jetë edhe ky komision po kaq i suksesshëm? 

Nisja ishte larg nga idealja. Që nga dita një, Europa duhet të merrej me pasojat e nismave të njëanshme të presidentit amerikan, Donald Trump: braktisja e kurdëve dhe invazioni turk i Sirisë; kriza libiane ku Turqia po dërgon po ashtu trupa dhe patjetër edhe vrasja arrogante e gjeneralit Qasem Soleimani nga një dron amerikan, që e bëri hi edhe atë pak gjë që kishte mbetur nga marrëveshja për programin bërthamor iranian – një nga arritjet më të rëndësishme të përbashkëta të BE-së dhe administratës Obama. 

Tani Irani po ecën më shpejt drejt kompletimit të programit të tij bërthamor dhe Lindja e Mesme po rrëshqet drejt një cikli të ri përshkallëzimi. Ndaj të gjitha këtyre reagimi europian, nëse pati ndonjë, ishte i nënshtruar. Në mungesë të vendimmarrjes së përbashkët, BE-ja është zëvendësuar nga formcacione treshe – E3(Britania, Franca, Gjermania) duke u përpjekur të shpëtojnë një farë dukje nga politika e përbashkët europiane. 

Ky është një turp, sepse Europa mbetet një forcë e së mirës në planet. Në çështjet kyçe, si trajtimi i ndryshimit të klimës, BE-ja është lider botëror. Marrëveshja e Gjelbër Europiane është programi më ambicioz i formuluar për këtë qëllim, përfshin një rreze të gjerë politikash, mobilizion tregjet dhe i përgjigjet shqetësimeve të qytetarëve europianë. 
Është një plan për të cilin Europa duhet të jetë krenare. Por në shumë mënyra, siç ndodh shpesh, ambiciet fisnike të Brukselit burojnë dhe bazohen në kryeqytete të tjera europiane. 

Faktori kryesor i paralizës është marrëdhënia tanimë jofunksionale mes Parisit dhe Berlinit. Bashkëpunimi i ngushtë franko-gjerman ka qenë përherë zemra e integrimit europian. Asnjë hap nuk ka qenë i mundur pa bashkëpunimin e të dyja vendeve. 

Presidenti Emmanuel Macron, i vetmi lider me një vizion europian, nuk ka me kë të flasë. Berlini e akuzon atë për sjellje erratike në kërkim të vëmendjes, por përgjegjësia në fakt qëndron kryesisht në Berlin. Macron vazhdoi me reformat në Francë, por Gjermania e la pezull në Eurozonë. “Buxheti” i Eurozonës u tha sa për emër. Integrimi bankar dhe skemat e përbashkëta të sihurimit të depozitave po përparojnë me një ritëm akullnajor. Adoptimi i “aseteve të sigurisë” të përbashkëta është në ngrirje të thellë. 

Pa një integrim të mëtejshëm në euro, Europa nuk do të jetë e aftë të konvertojë peshën tregëtare në ndikim politik dhe monedhën e saj të unifikuar në simbol të forcës së vet. Do të mbetet e pambrojtur  përkundrejt fuqive globale që zgjedhin të përdorin ai armë superioritetin e tyre financiar dhe monedhën e vet globale. 

Në rrënjë të problemit qëndron dobësis e qeverisë gjermane. 
Së pari sepse pas një periudhe të gjatë rritjeje, ekonomia e saj po ngadalësohet.
 Së dyti, sepse kancelarja dikur dominuese, Angella Merkel është në fund të karrierës dhe siç ndodh në këto raste ajo ka statusin e atij që duhet zëvendësuar. 
Së treti, sepse dobësia e partnerit më të vogël që qëndron në koalicion nga frika e një tërheqjeje do të çojë në një performancë edhe më të keqe në zgjedhje. 
Edhe më thellë akoma, dobësia gjermane është e rrënjosur në modelin gjerman të konkurencës. Një rritje  ekonomike e udhëhequr nga dinamizmi i eksporteve të veta, e ekspozon Gjermaninë ndaj presioneve të jashtme dhe luhatjeve në tregëtinë globale. Surplusini saj i jashtëzakonshëm tregëtar, simbol i dinamizmit gjerman, është paradoksalisht burimi i dobësisë. Dhe i Europës po ashtu. 

Eksportet gjermane dhe fabrikat e makinave në Kinë e bëjnë Gjermaninë të ndjeshme ndaj presionit kinez për 5G. Pekini ka kërcënuar se nëse Berlini e cilëson 5G si kërcënim sigurie, atëherë Kina do të hakmerret duke i konsideruar makinat gjermane të rrezikshme. Eksportet masive gjermane në ShBA e bëjnë të dobët Berlinin ndaj shantazhit të Trump, për sa kohë që është Gjermani ajo që humbet më shumë nga një luftë tregëtare. Dhe vëllimi i eksporteve dhe imvestimeve në Turqi, e bëjnë Gjermaninë të hezitojë për të vendosur sanksione më të rrepta për Ankaranë, edhe kur këto janë të nevojshme për të neutralizuar militarizmin turk në rajon. Ndodh që fuqia ekonomike të ushqejë ezaurimin politik. 

Burimi: Kathimerini

Përkthimi: ResPublica  

Comments

Submitted by Miranda Shvarc (not verified) on

Mendime interesante nese do biem dakort qe fuqine tregetare te vendeve te zhvilluara europiane apo te SHBA, ta komandojme nepermjet prizmit te vendosur mbi Akropolin e Athines. Autori quan arrogance veprimet e SHBA ndaj gjeneralit iranian (per te cilin askujt nuk i erdhi keq). Quan veprim qe duhej kundeshtuar me shume se me fjale braktisjen e kurdeve, apo invazionin turk te Sirise. Reagimet europiane i quan te nenshtruara (se ndaj kujt nuk jep shume spjegime) edhe ne lidhje me Libine. Vendimmarrjen nga treshja Britani-Germani_France e quan zevendesim te gabuar te unanimitetit Europian.
Po mundohem te shkoqis pakgjera duke nisur nga e fundit.
Evropa (apo BE si te duash) ne letra vazhdimisht ka patur numrin e firmave per te thene qe vendimi ishte unanim, por mendoj se eshte cektesi mendore qe te barazosh nje mendim qe del nga goja e nje ministri te jashtem gjerman, britanik apo francez me ate qe del nga goja e nje rrumuni, greku apo polaku. Ne kete aspekt mua me duket se kjo treshe ka qene gjithnje aty ku eshte. Maksimumi, mund te them se italia nuk po duket kund.
Libia. Per dekada e shekuj arene perplasjes mes fuqive te dikurshme e te sotme europiane. Se fundmi, Libia u paraqit ne axhenden politike greke. Por me duket deshire e nxituar le te themi ajo greke per nje vend ne tryezen e ceshtjeve te Libise, te njejte me France, Itali, Turqi, Rusi e SHBA. Te gjithe keta jane investuar prej shume kohesh dhe pak me shume se bileta e nje gjenerali nga Libia lindore ne Athine.
Autori jep mendimin e tij cfare duhet te bejne SHBA me Iranin, Apo Turqia me Sirine, Gjermania me financat europiane, e Franca me ceshtjet e sigurise, por ne te gjithe tekstin nuk shikoj ndonje rresht ku jep ndonje mendim se cfare duhet te beje vendi i tij. Cfare ka bere mire dhe cfare gabim.
Se fundmi, mendimi se surplusi i skajshem gjerman po e nenshtron Gjermanine dhe po e ben ate vulnerabel ndaj partnereve me duket qesharak. Kjo me kujton nje kryeredaktor te ZP pas viteve 90, qe shoket e partise gjate nje kontrolli financiar sektorin e reklamave ia nxoren me humbje.

Mendimi i artikullshkruesit cimenton pozicionin e te pervuajturit qe i kane ngrene te drejten, qe nuk mund te levize, se eshte sakat, po truri i punon me mire se te gjithe atyre 100kilshave qe zoti i ka bere vetem te zgjidhin hallet e tij perpara halleve qe kane vete.
Nje pozicion klasik i mbajtur nga shume opinioniste greke ne keto dekadat e fundit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.