Topalli emigrantëve: Ejani në Shqipëri dhe votoni për vendin tuaj

Postuar në 29 Maj, 2013 05:36

Kryetarja e Kuvendit,  Jozëfina Topalli u bëri thirrje emigrantëve që të gjejnë mundësinë dhe të vinë të japin votën e tyre në Shqipëri. Ajo zhvilloi një takim me emigrantët shqiptarë në Athinë. Topalli u kërkoi ndihmë emigrantëve për  integrimin e Shqipërisë. “Në Parlament duhet vetëm tre sekonda për të kaluar tre ligje të cilat do ti kishin dhënë statusin e vendit kandidat Shqipërisë. Pa marrjen e statusit ne nuk mund të ecim përpara për të arritur atë që është më e rëndësishme për emigrantin për njohjen e viteve të punës dhe marrjen e pensionit. Kësaj radhe ju duhet të ndihmoni përsëri për fatin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Nëse mundeni, nëse gjeni kohën, nëse keni mundësi ejani në Shqipëri dhe votoni për vendin tuaj”, tha Topalli.

 

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.