Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit

Postuar në 29 Maj, 2013 08:26

Ndonëse kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka thirrur tashmë zyrtarisht Kuvendin në sesion të jashtëzakonshëm, diten e enjte në orën 10.00, vetëm pak orë përpara është e paqartë nëse ajo do të zhvillohet dhe nëse po, si? 

Top Channel ka kontaktuar zyrtarisht Kuvendin dhe zyra e kryetares se ketij institucioni pohon se thirrja e Parlamentit mbetet ne fuqi me me ate rend dite qe sesioni i jashtezakonshem eshte kerkuar nga Kryeministri Berisha. 

Ne te perfshihen, tre ligjet e integrimit, ai per Nenpunesin Civil, projektligji per Gjykaten e Larte dhe Reforma Parlamentare. Por bashke me to, Kryeministri ka futur ne rendin e dites edhe Amnistine Fiskale, qe gjithashtu permban pikepyetjen per ligjvenesit, se cili eshte ky draft dhe si do te shkoje ai per votim, pasi nuk eshte kaluar me pare ne komisionet parlamentare. 

Kuvendi thote se seanca nuk do te paraprihet nga mbledhja e Konferences se Kryetareve per te percaktuar rendin e dites, duke shtuar se Kryeministri ka shfrytezuar ne kete rast te drejten kushtetuese “per te thirrur Kuvendin ne sesion te jashtezakonshem per çështje te nje rendesie te veçante dhe me rend dite te percaktuar prej tij” .  

Gjithashtu Kuvendi pohoi se nuk do te mblidhet as Komisioni Parlamentar i Ligjeve, pasi ai i quan te diskutuara dhe miratuara prej tij tre ligjet e njohura si te integrimit. Ky qendrim zyrtar i Kuvendit, rrezon kerkesen e opozites, e cila pak dite me pare kerkoi diskutimin e drafteve dhe dakortesimin e tyre ne Komisionin e Ligjeve, perpara se ato te shkonin ne seance per votim. 

Keto qendrime te parakorduara te paleve, bejne te paqarte seancen parlamentare te dites se enjte dhe aq me pak rezultatin e saj. Te kontaktuar ne telefon, deputete te te dyja kampeve gjithashtu ishin pa dijeni nese do shkojne neser ne seance dhe çdo te ndodhe nese Kuvendi mblidhet, duke deklaruar se keto vendime presin t'ua konfirmojne kryetaret respektive. 
 

 

 

 Top Channel

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.