PLL: Të rikthehet dënimi me vdekje

Postuar në 18 Mars, 2013 12:52

Zërat e qytetarëve për rikthimin e dënimit me vdekje pas rasteve të fundit të krimeve tronditëse janë mbështetur edhe nga Partia Lëvizja e Legalitetit. “Kjo është një kambanë e fortë që tregon se këto krime nuk mund të minimizohen me mjetet që shteti dhe shoqëria kanë aktualisht në dispozicion” shprehet PLL në një deklaratë për shtyp. Sipas kësaj partie  dënimi në proporcion me krimin e kryer është i drejtë, i justifikuar dhe parandalues. “Ne e dimë se rikthimi i dënimit me vdekje pengohet formalisht nga angazhimet ndërkombëtare që shteti shqiptar ka marrë mbi vete, por në të njëjtën kohë ne jemi të bindur se kjo është një çështje aq e rëndësishme dhe akute sa ka ardhur koha që politika shqiptare duhet të pyesë popullin e vet, qoftë edhe me referendum”, thuhet në deklaratë.

 

 

 

 

MAPIO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.