Peza i përgjigjet Berishës: Harrove të thoshe se pas kandidimit tim në PS e pushove nga puna

Postuar në 29 Maj, 2013 05:34

Kryeministri e kishte akuzuar Pezën se shante regjimin  tij në një kohë që bashkëshorten e kishte te punësuar në të

Kandidati socialist për deputet në Peqin, Alfred Peza, ka reaguar pas sulmeve të kryeministrit Berisha ndaj tij dhe bashkëshortes së vet gjatë mitingut elektoral të PD në Peqin. Peza shprehet se Berisha ka një mendësi tribal, i cili qeverinë, shtetin dhe institucionet e këtij vendi, i konsideron pronën e tij private, pasi bashkëshortja e tij u pushua menjëherë sapo u bë zyrtar kandidimi i tij për PS-në.

Dje kryeministri Sali Berisha ishte ne Peqin, ne mitingun e hapjes zyrtare të fushatës për zgjedhjet e 23 qershorit, të kandidatit të PD në këtë rreth, Dashnor Sula. Po vijoja fushatën time derë me derë dhe isha duke biseduar me familjare e të afërm të Naim Teqes, ish kandidatit të PS për Kryetar Bashkie në Peqin për zgjedhjet lokale të 8 majit 2011, kur nga stafi me njoftuan se Berisha me kishte sulmuar personalisht gjatë fjalës se tij. I ka djegur aq shume kandidimi dhe fushata ime elektorale në Peqin, saqë nuk po lë rast pa më përmendur. E ka bërë që në 3 shkurt të këtij viti, kur lashë gazetarinë për politikën. Dhe do të vazhdojë ta bëjë deri më 23 qershor. Sepse ka arsye për këtë.

Në stilin e tij, këtë radhe, ishte marrë me bashkëshorten time. Duke përmendur faktin se gjatë kohës që unë isha gazetar, ajo ka qenë drejtoreshë në një ministri edhe gjatë kohës së qeverisjes së tij. Por, duke harruar të thotë se të nesërmen e kandidimit tim për deputet me PS, e hoqi nga ajo detyre.

E para, kjo tregon mendësinë tribale që ka Kryeministri ynë, i cili qeverinë, shtetin dhe institucionet e këtij vendi, i konsideron pronën e tij private. E dyta, sulmin e bazon tek deklarata ime, sipas se cilës më 23 qershor përpara shqiptarëve ka dy alternativa: Ose të instalojnë një regjim rrënimtar pa kthim. Ose, Rilindje. Saliu dje më dha të drejte duke i treguar shqiptareve nëpërmjet meje, se jetojmë nën një regjim, i cili bën gjithçka për të mbajtur pushtetin, me çdo mjet. E treta, kandidimi im i ka hequr mundësinë Saliut që të përsërisë edhe kete radhe, rezultatin e 2009, kur mori 7 mandate deputetesh në qarkun e Elbasanit. E gjitha kjo, në saje te fitores së PD me rreth 1700 vota më shumë në rrethin e Peqinit. Dhe e fundit, sulmi i paprinciptë krejt personal, më bën të kuptoj se Kryeministri me ka futur shume shpejt, në parcelën e vogël të pemëve me kokrra të opozitës, qe janë gjithnjë në shënjestrën e gurëve të tij”, shprehet Peza.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.