Listat të mbushura me dublikime dhe të vdekur

Postuar në 29 Maj, 2013 05:36

Shqiptarët do të shkojnë drejt zgjedhjeve me një mungesë qartësie sa i përket besimit tek regjistri i zgjedhësve. PD dhe PS vijojnë që të japin shifra të ndryshme. Sipas audituesit të djathtë, i emëruar nga KQZ pranë Ministrisë së Brendshme, në regjistër figurojnë vetëm 1130 të dhëna si të dyshuara për dublime në listën përfundimtare, por për audituesin e opozitës janë plot 27 mijë të tillë.

Shifrat janë më të frikshme nëse ju referohesh zgjedhësve pa dresë. Sipas raportit, janë 348 mijë shtetas pa adresë, 288 zgjedhës mbi 100 vjeç, ndërsa zgjedhësi me moshën më të madhe në listën e votuesve është 143 vjeç, ndërsa edhe në këto lista nuk mungojnë të figurojnë të vdekur. Indirekt, shifrat e zgjedhësve pa adresë pranohen edhe nga audituesi i djathtë, i cili raporton për rreth 348 mijë zgjedhës. Sipas ekspertit t PD-së, Genti Malko, kanë mbetur ende 750 persona mbi 100 vjeç.

Ndryshimi i emrit në listë

Sipas Kodit Zgjedhor, kur zgjedhësi vëren se përbërësi i tij zgjedhor përmban pasaktësi, nuk është i regjistruar në listën e zgjedhësve të zonës së qendrës së votimit të vendbanimit të tij ose nuk është regjistruar fare në ndonjë nga listat e njësisë së qeverisjes vendore ku ai ka vendbanimin, ai ka të drejtë të paraqesë kërkesë në gjykatën e rrethit gjyqësor përkatës deri 24 orë përpara datës së zgjedhjeve pa paguar asnjë taksë. Në rast se zgjedhësi ndryshon vendbanimin pas shpalljes së listës së zgjedhësve, lista nuk ndryshon dhe zgjedhësi voton në qendrën e votimit ku ka emrin në listën e miratuar.

Gjykatat e rretheve gjyqësore shqyrtojnë dhe vendosin në lidhje me kërkesat, si në ditën e fundit para zgjedhjeve, edhe në ditën e zgjedhjeve, por jo më vonë se 6 orë përpara mbylljes së votimit. Në rastin kur vendimi gjyqësor bën korrigjimin e përbërësve zgjedhorë, përcaktohet qartë përbërësi zgjedhor që ndryshohet. Kur saktësohet qendra e votimit ose zgjedhësi shtohet në listë, vendimi gjyqësor përcakton qendrën e votimit ku zgjedhësi do të votojë dhe numrin e dokumentit të identifikimit.

 

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.