I nxehti pushton Europën, Gjermania e Franca me 40 gradë

Postuar në 20 Gusht, 2012 11:04

Europa qëndrore është përfshirë nga temperaturat e larta të cilat për disa vende janë të pazakonta. 
Jugu i Francës njihet për verën e nxehtë, por jo edhe Parisi. I nxehti në kryeqytetin francez arriti kulmin ndërsa kjo ndodhi edhe në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel. 
Ndërkohë mediat britanike bënë të ditur se vapa ia kishte kaluar edhe Karaibeve, megjithatë i nxehti në këtë vend as që mund të krahasohej me të Gjermanisë, ku temperatura në shumë rajone shkoi në 40 gradë Celsius. 
Ndërkohë sipas autoriteteteve europiane, përdorimi i energjisë elektrike kishte kapur majat për shkak të shfrytëzimit të kondicionerëve në mbarë kontinentin. 

Disa qytete Franceze dhe Gjermane nuk janë përfshirë nga një vapë e tillë që nga vitet ’20. Vala e të nxehtit që e ka prejardhjen nga shkretëtira e Saharasë tashmë duke u zhvendosur drejt Europës Veriore. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.