Ekonomia, BSH: Bie kontributi i sektorit prodhues

Postuar në 20 Gusht, 2012 05:26

 

Ekonomia shqiptare po bazohet tek shërbimet, ndërkohë që sektoret prodhues po shënojnë rënie, duke konfirmuar intensifikimin e efekteve të krizës europiane në ekonominë shqiptare.  Banka e Shqipërisë konstaton se gjatë muajve të parë të këtij viti, degët e industrisë (duke përjashtuar industrinë nxjerrëse), të ndërtimit, të transportit, të postës dhe komunikacionit rezultuan me performancë negative. Në të kundërt, produkti i brendshëm bruto i gjeneruar nga sektori i shërbimeve në total, i cili zë rreth 59.5% të prodhimit në ekonomi për tremujorin e parë, regjistroi rritje vjetore me 6.0%.  Banka e Shqipërise kontaton në raportin e saj se të dhënat e vrojtimeve sugjerojnë një mungesë të tendencave përmirësuese në ekonomi në tremujorin e dytë te vitit. Ekspertet e institucionit mbikqyrës bankar raportojnë se aktiviteti ekonomik vlerësohet i përkeqësuar në të gjithë sektorët e ekonomisë bazuar në sinjalet e dhëna nga rënia e nivelit të treguesve të besimit në industri, në ndërtim dhe në shërbime.  Kështu, sipas Bankes qendrore, në tremujorin e parë, prodhimi në industri kontribuoi negativisht në ecurinë e Produktit te Brendshem Bruto , duke shenuar nje renie vjetore prej 2.4 për qind.  Sektori i ndërtimit regjistroi rënie të vlerës së shtuar me 17.6% në tremujorin e parë të vitit 2012, duke konfirmuar brishtësinë e tij. Negativ paraqitet edhe kontributi i degëve të transportit dhe postë-komunikacionit, që ulen prodhimin e brendshëm bruto me 0.4 për qind. Ndërsa Sektori i shërbimeve mbetet kontribuesi kryesor në rritjen ekonomike, me rreth 3.4 për qind në tremujorin e parë të vitit. Ndër aktivitetet e shërbimeve, ecuri pozitive po shënon tregtia, Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, ekonomia shqiptare pësoi rënie prej 0.2 për qind, e para pas shumë tremujorësh, duke paralajmëruar një situatë të vështirë për muajt e ardhshëm.  Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.