Berisha: Do ndalojmë përdorimin e mjeteve publike në fushatë, s’udhëtoj me helikopter

Postuar në 08 Maj, 2013 15:29

 

Kryeministri i vendit, Sali Berisha gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë deklaroi se pavarësisht akuzave të kreut të PS, Edi Rama, me nisjen zyrtare të zyrtare të fushatës elektorale do të hyjë në fuqi urdhri që ndalon administratën të përdorë mjetet publike në fushatë, duke shtuar se ai nuk ka ndërmend të udhëtojë me helikopterë gjatë fushatës, siç pretendon lideri i së majtës dhe se partitë politike duhet të marrin përsipër shpenzimet e tyre.

“Do hyjë në fuqi urdhri i kryeministri i cili ndalon për të gjithë punonjësit e administratës, duke filluar nga kryeministri që të përdorë mjetet publike në fushatë elektorale. E kuptoj që rivali vrapon për të gjetur një gropë dhe për ta filmuar, apo kur deklaron se Kryeministri udhëton me helikopter, çfarë nuk është e vërtetë. Unë dal me këtë urdhër dhe pse ai prapë do të vazhdojë të thotë të njëjtën gjë. Partitë të marrin përsipër shpenzimet e tyre që ditën e parë të fushatës zyrtare”, deklaroi Berisha.

Po gjatë mbledhjes së sotme kabineti qeveritar ka dekretuar me akt normativ kredinë e marrë nga Emiratet e Bashkuara Arabe për nisjen e punimeve të bulevardit të ri të kryeqytetit dhe rehabilitimin e lumit të Lanës. Kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij e konsideroi ndërtimin e këtij projekti si zhvillimin më të rëndësishëm të viteve të fundit për Tiranën dhe qytetarët e saj dhe  kredinë me interes të butë prej 64 mln dollarë si shumë të leverdishëm për kryeqytetin.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.