BE hap hetime për subvencionet e huaja në sektorin e energjisë diellore

Postuar në 03 Prill, 2024 13:06

Bashkimi Evropian ka hapur dy hetime për përdorimin e subvencioneve të huaja në sektorin e energjisë diellore.

Lajmin e bëri të ditur sot komisioneri evropian për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton.

Sipas një zyrtari të BE-së, të cilit i referohet Reuters, hetimet kanë të bëjnë me një tender prokurimi publik në Rumani për projektimin, ndërtimin dhe funksionimin e një parku fotovoltaik dhe ofertat nga kompani në pronësi kineze.

Konsorciumi i parë i hetuar përbëhet nga ENEVO Group i Rumanisë dhe një filial i LONGi Green Energy Technology Co. E dyta përfshin filialet e Shanghai Electric Group Co., kompani shtetërore kineze.

Sipas një zyrtari të BE-së, kontrata totale ishte rreth 375 milionë euro (404 milionë dollarë).

Komisioni tha se arsyeja e hetimeve lidhet me disa indikacione të mjaftueshme që të dy firmave kineze u ishin dhënë subvencione të huaja që shtrembëronin tregun e vetëm të BE-së.

Sipas rregulloreve të BE-së për subvencionet e huaja, të cilat janë aplikuar që nga korriku 2023, kompanitë janë të detyruara të njoftojnë Komisionin Evropian, i cili më pas duhet të vlerësojë nëse subvencionet i lejojnë kompanitë të paraqesin oferta shumë të favorshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.