Sundimi i ligjit, në rënie edhe në demokracitë europiane

Postuar në 18 Mars, 2024 13:58

Në pothuajse të gjitha vendet e Bashkimit Europian, sundimi i ligjit është në rënie. Qeveritë europiane i kanë dobësuar mekanizmat ligjore dhe demokratike të kontrollit dhe balancave dhe kanë kufizuar të drejtën për të protestuar.

Liberties, një organizatë e të drejtave civile, me qendër në Berlin, e njohur edhe si Unioni i Lirive Civile për Evropën, në raportin e saj vjetor thotë se në demokracitë më të vjetra me parti të mëdha në qeveri, si Franca, Gjermania dhe Belgjika, sfidat ndaj sundimit të ligjit mbeten sporadike.

Megjithatë, në demokracitë ku partitë e ekstremit të djathtë janë në pushtet, ose që ndikojnë në pushtet, si Italia dhe Suedia, raporti thotë se përkeqësimi i shtetit të së drejtës, megjithëse gradual, rrezikon të bëhet sistematik.

Në demokracitë i Sllovakia, Sllovenia dhe Polonia, ku qeveritë kanë ndryshuar së fundmi, raporti thotë se sundimi i ligjit është i luhatshëm “drejt rimëkëmbjes ose rënies".

Raporti prej 600 faqesh është përdorur nga Komisioni Evropian në monitorimin për sundimin e ligjit.

Balázs Dénes, drejtor ekzekutiv i organizatës, thotë se është alarmant fakti që nuk ka një analizë serioze lidhur me atë që po ndodh në disa vende anëtare të Bllokut.

Përfundimi është se komisioni, e gjithë BE-ja, janë ulur mbi një kuti mjetesh shumë të fuqishme, por ngurrojnë ta përdorin atë shpejt dhe me vendosmëri.

Sipas tij, masa të tilla si procedurat e shkeljes ose ngrirja e kushtëzuar e fondeve të BE-së mund dhe duhet të aplikohen, tha ai, por Brukseli po bën rolin e një kalimtari të rastësishëm.

Ata nuk arrijnë të kuptojnë se disa qeveri po shkatërrojnë qëllimisht kontrollet dhe ekuilibrat.

Probleme me sundimin e ligjit nuk kanë vetëm vendet si Hungaria apo Polonia. Në Francë, thuhet në raport, ndryshimet e pensioneve të vitit të kaluar "u miratuan në një proces legjislativ dukshëm jodemokratik" pasi qeveria përdori kompetenca të veçanta kushtetuese, ndërsa gazetarët në Gjermani tani përballen me ndjekje penale nëse publikojnë vendime gjyqësore që nuk janë të aksesueshme publikisht.

Në Itali dhe Suedi, qeveritë e të cilave respektivisht udhëhiqen dhe mbështeten nga partitë e ekstremit të djathtë, raporti sheh regres të sundimit të ligjit në fusha që përfshijnë sistemin e drejtësisë, lirinë e medias dhe pluralizmin, hapësirën qytetare dhe të drejtat e njeriut.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.