Shpërthim i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme në Europë

Postuar në 07 Mars, 2024 21:47

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) raporton një rritje të konsiderueshme të infeksioneve seksualisht të transmetueshme (IST) në BE.

Të dhënat që janë mbledhur nga ECDC tregojnë një rritje të mprehtë të IST-ve në të gjithë kontinentin në vitin 2022.

"Fatkeqësisht, shifrat japin një panoramë të zymtë, që kërkon vëmendjen dhe veprimin tonë të menjëhershëm," tha drejtoresha e ECDC, Andrea Ammon, në një konferencë shtypi të mbajtur sot.

Krahasuar me vitin 2021, viti 2022 ka shënuar një rritje prej 48% të rasteve të gonorresë, një rritje prej 34% të rasteve të sifilizit dhe një rritje prej 16% të rasteve të klamidias.

Për më tepër, rritje të mëdha ka pasur edhe rastet e limfogranuloma venereum (LGV) dhe sifilizit kongjenital, i cili transmetohet nga nëna tek fetusi.

Këto shifra – aq të mëdha sa janë – ka shumë të ngjarë që përfaqësojnë vetëm majën e ajsbergut, sepse të dhënat e mbikëqyrjes mund të nënvlerësojnë terenin e vërtetë të sifilizit, gonorresë dhe klamidias për shkak të dallimeve në praktikat e testimit, aksesit në shërbimet e shëndetit seksual dhe praktikave të raportimit në të gjithë vendet”, tha Ammon.

Ekspertët e shpjegojnë këtë rritje me "një ndryshim në praktikat e testimit", siç është mundësia për të bërë teste vetë në shtëpi, ndryshimet në sjelljen seksuale dhe përdorimi i prezervativit.

"Një hipotezë është se diçka ka ndryshuar pas pandemisë për sa i përket sjelljes seksuale," tha Nerlander, duke shtuar se nevojiten më shumë studime për të kuptuar çdo ndryshim të sjelljes.

IST-të si klamidia, gonorrea dhe sifilizi mund të trajtohen të gjitha. Megjithatë, në shumë raste këto sëmundje nuk shfaqin simptoma, çka e rrit mundësinë e transmetimit te partnerët gjatë seksit të pambrojtur.

Nëse nuk trajtohen, IST-të mund të çojnë në komplikime serioze shëndetësore. Kjo përfshin infertilitetin në rastin e klamidias dhe gonorresë dhe problemet neurologjike dhe kardiovaskulare për sifilizin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.