Putin kishte të drejtë

Postuar në 27 Shkurt, 2024 22:52

Steve Hall, ish-shefi i operacioneve të CIA-s në Rusi, thotë se parashikimi i presidentit rus, Vladimir Putin, se SHBA-ja do të lodhej shpejt dhe do të pushonte së mbështeturi Ukrainën po provohet i saktë.

Hall u shpreh në një intervistë për CNN se këtë e provon sjellja e Putin ditët e fundit. Sipas tij, presidenti rus ka filluar t’u thotë njerëzve të rrethit të tij të ngushtë se strategjia e tij, për të cilin ata ishin skeptikë, ka rezultuar efikase.

"Fillimisht, ai ka thënë: Në afat të gjatë, nëse qëndrojmë atje, Perëndimi dhe SHBA në mënyrë specifike do të humbasin fokusin. Ata do të lodhen dhe do të  ndalojnë së mbështeturi Ukrainën në një mënyrë ose në një tjetër; durim”, tha Hall për CNN.

Tani, dy vjet më vonë, ai mund të thotë: “Shiko, durimi ka filluar të shpërblehet”, shtoi ai. "I takon Perëndimit përsëri t'i tregojë atij se e ka gabim."

Javët e fundit, Rusia ka përparuar në Ukrainë. Ndërkohë, e ardhmja e ndihmës amerikane për Ukrainën është në pikëpyetje.

Administrata e Presidentit Joe Biden po i kërkon Kongresit të miratojë ndihmë shtesë për Ukrainën. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, i kërkoi Dhomës së Përfaqësuesve, të udhëhequr nga kryetari republikan, Mike Johnson, të miratojë paketën e ndihmës për Ukrainën që kaloi me mbështetjen dypartiake në Senat.

Projektligji i ndihmës urgjente të mbrojtjes prej 95 miliardë dollarësh përfshin mbështetjen për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.