Për një Shqipëri më të fortë/Italisë rifuxhon e imigrantëve, Turqisë me gjasë KMSH-në

Postuar në 22 Shkurt, 2024 19:26

Tashmë qeveria shqiptare duket se ka mbyllur marrëveshjen me qeverinë turke: Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të kalojë në varësi të Turqisë. Vizita demonstrative e ministrit të Jashtëm turk, Hakan Fidan pak javë më parë dhe vizita e z. Rama në Turqi u pasuan nga një incident në një xhami në Tiranë, ndërkohë që në mediat pranë qeverisë kanë nisur të dalin lajme për infiltrim në xhamitë e Shqipërisë nga Rusia.

Report Tv është shfaqur një ekspert sigurie siç përshkruhet tashmë kushdo, Bedri Elezi, që thotë se Rusia po synon destabilizimin e Shqipërisë përmes përdorimit të xhamive informale nga Irani. Sipas tij janë 600 xhami jashtë kontrollit të KMSH-së, një shifër që ka vite që dihet. Dhe kështu nis loja me gogolin e radhës.

Si vallë pas kaq kohësh Irani po vepron në Shqipërinë tonë të dashur përmes xhamive në fshatra dhe nuk po ia del ta tundë këtë kala të pamposhtur? Kush na ruan ne nga destabilizimi i imamëve të padin, fati, apo mëshira hyjnore?

Marrëzira të tilla pa kuptim, pa kokë e pa këmbë, i shkojnë vetëm këtij vendi dhe kësaj qeverie që ka dorëzuar tashmë çdo gjë vetëm e vetëm për të mbajtur atë pushtet që nuk e siguron dot as me 1 milionë votat të cilat i tund vetëm përpara Sali Berishës.

Çështja e KMSH-së vjen kështu dhe aktualizohet si pjesë e marrëdhënieve shtetërore me Turqinë e cila në mënyrën më absurde të mundshme teksa kërkon nga qeveria shqiptare pastrimin e gulenistëve, forcon marrëdhëniet me këtë të fundit. Kur duhet të kishim një tjetër relacion. Ne pamë sesi Ankaraja ta zëmë kushtëzoi marrëdhëniet me Suedinë për gulenistët por mandej hoqi dorë sapo negocioi gjëra të tjera.

Nuk është ky rasti. Teksa lëshon territorin për imigrantët nga Italia, qeveria shqiptare lëshon edhe KMSH-në që kalon së shpejti në zgjedhje, ndaj Turqisë, me synimin e vetëm kolaudimin e perceptimit se në Tiranë është një lojtar që i duhet gjithkujt për çdo gjë.

Ky lojtar i duhej pak kohë më parë edhe Serbisë, edhe Gjermanisë për Procesin e Berlinit, por deri më sot asgjë që të ketë shërbyer për interesin tonë nuk është verifikuar. Jo vetëm kaq, ne kuptojmë se institucionet e Shqipërisë nuk janë tonat, nuk na përfaqësojnë dhe as na përkasin vetëm kur na ndëshkojnë. Ato janë lodra në duart të të tjerëve që përmes kukullave që kanë në Tiranë bëjnë çfraë duan.

Kush mendon se ky është konspiracion le të lexojë historinë politike të këtij vendi për të kuptuar sadopak se “korifenjtë” janë asgjë më shumë sesa subjekte borderosh të tjetërkujt.

s.zaimi

Comments

Submitted by Beleri (not verified) on

Shume lajm i keq. Fakti qe miliona myslimane shqipfoles dhe sllavofoles ne Ballkan shume here vetedeklarohen si turq, pervecse lidhet me politikat e Jugosllavise dhe Greqise, ka te beje edhe me faktin qe keta myslimane jane edukuar nga Stambolli/Ankaraja.

Ne rastin tone kemi shume shqipfoles ne Maqedoni dhe Mal te Zi te cilet si identitet pranojne myslimanizmin e gjithefarshem (jo identitetin e myslimanit shqiptar apo identitetin e shqiptarit pa fe) dhe me nje fare naiviteti i hedhin poshte librat e historise te vendeve ku jetojne dhe pranojne si histori te tyre librat dhe bemat e otomaneve.

Ne Shqiperi kesi fenomenesh kemi pasur ne kohen e Haxhi Qamilit, kur mijera shqiptare myslimane vetedeklaroheshin si otomane (dumbabiste). Kujtuam se keto plage i patem mbyllur me kohe, por me Ed psikopatin ne pushtet asgje nuk konsiderohet ceshtje e mbyllur. As borxhet qe i kemi Becchetit nuk jane mbyllur ende dhe mesa duket mund te fuse Erdogani doren ne xhep per borxhet e psikopatit Rama, kurse haracin e sulltanit per kesi "nderesh" mund ta paguajne shqiptaret.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.