Festë në Greqi për martesat e të njëjtit seks. Tirana nuk e uron popullin grek për këtë arritje historike

Postuar në 16 Shkurt, 2024 17:08

28 ambasada të akredituara në Athinë kanë lëshuar së fundmi një deklaratë të përbashkët përmes së cilës shprehin gëzimin e tyre dhe përgëzojnë qeverinë e Kyriakos Mitsotakis për miratimin e ligjit që lejon martesën brenda të njëjtit seks. Në terma deklarata cilëson se:

Ne mirëpresim adoptimin e legjislacionit për barazinë e martesës dhe njohjen e familjeve të të njëjtit seks. Zgjerimi i të drejtave themelore në martesën e çifteve me të njëjtin seks ka qenë një gur i rëndëisshëm miliar në udhëtimin drejt barazisë dhe dinjitetit për të gjithë në të gjitha vendet tona. Ne e festojmë këtë ditë historike së bashku me popullin, parlamentin dhe qeverinë e Greqisë

Ku ka goditur kjo rrufe lumturie? Vendet që kanë nxituar të lumturohen me adherfitë e Greqisë janë: Hollanda(sigurisht), Belgjika, Kanadaja, Spanja, Afrika e Jugut, Norvegjia, Suedia, Argjentina, Islanda, Portugalia, Danimarka, Franca, Zelanda e Re, Uruguaji, Mbretëria e Bashkuar, Irlanda, Luksemburgu, SHBA, Kolumbia, Australia, Finlanda, Gjermania, Malta, Austria, Kili, Meksika, Zvicra dhe Estonia.

Heshtja ka mbërthyer pjesën tjetër të botës që nuk ka ditur të përgëzojë Greqinë për këtë ditë të madhe dhe historike që me gjasë i jep përgjigje të gjitha dilemave.

PS: Me siguri që edhe ne do ta uronim, po të mos ishte “çështja Beleri” që me këtë rast na shërbeu edhe njëherë për të mbetur edhe ca ditë në shekullin e 20-të.

Comments

Submitted by Andrea (not verified) on

Marshalla marshalla. Tradita nuk humbet thuhet. Zbehet pak po aty eshte.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.