Blerja e votave nga Beleri dhe hetimet e Fiks-Fare për blerje votash në tri bashki

Postuar në 13 Shkurt, 2024 15:42

Prokuroria Antikorrupsion ka kërkuar sot 2.6 vjet burg për Fredi Belerin, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës. Muaj e muaj hetime pa ndonjë kuptim real nëse konsiderojmë se policia deklaroi se “Beleri u arrestua në flagrancë”.

Kështu, SPAK ka dhënë një përgjigje për pretendimet e shumë palëve të përfshira në proces, ndonëse do të duhet që të shprehet Gjykata. Me këtë rast SPAK ka çliruar kryeministrin nga barra e një gjendjeje pa emër, duke dhënë një pretencë që duhet konfirmuar në gjykatë e prej nga ku Tirana zyrtare do të flasë për “një të dënuar nga drejtësia”.

Paralel me këtë zhvillim ne kemi një akuzë publike nga një person i bërë publik: Alma Kaçi. Personi në fjalë, e përfshirë në video e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, ka deklaruar përmes një interviste se ajo ka qenë gazetare e emisionit Fiks-Fare dhe se në cilësi të tilla ka bërë investigime për disa kryebashkiakë dhe ish-kryebashkiakë për blerje votash. Është e njëjta akuzë që i mvishet Belerit të cilën z. Kaçi ia ka faturuar ish-kryebashkiakut të Kavajës, kryebashkiakes së Roskovecit dhe Fierit.

Me akuzën publike SPAK do të duhet të hapte hetim, aq më tepër që zonja Kaçi pretendon se është manipuluar celulari i saj ku ka materiale investigimi. Pse nuk veprohet atëherë me të njëjtin metër? Mbetet për t’u parë pasi një procedim edhe mund të nisë, por nëse e shohim çështjen “Beleri” në relacion me akuzën për blerje votash, është e qartë se askush në Shipëri nuk pati merakun e blerjes së votës, pasi arsyet janë të tjera.

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Normal qe jane tjera arsyet. Shoviniz.i shqiptar eshte arsyeja nr. 1. Pastaj shtoi faktin qe kjo qeveri do ta kete greqine si protektorat, mos me diskutu pronat e grekeve ne Shqiperi qe gjejme 100 menyra per te mos i kthyer.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.