Ministrja konfirmon: "Arsimi" pagoi inceneratorin. Për mandatin e Xhaçkës? Asnjë përgjigje

Postuar në 07 Shkurt, 2024 18:21

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliun nuk mohoi sot qe fondet e dedikuara për arsimin ne Bashkinë e Tiranës t’i kenë kaluar si pagesa inveneratorit të Tiranës. Ajo po ashtu refuzoi të përgjigjet mbi injorimin që mazhoranca i ka bërë vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës, bashkëshorti i së cilës u shpall investitor strategjik. Me parimin e partneritet e ka shpjeguar ministrja e Arsimit, kalimin e 6 milionë eurove nga buxheti për arsimin dhe emergjencat civile i Bashkisë së Tiranës tek inceneratori.

E pyetur nga MCN, nëse këto veprime kanë të bëjnë me Erion Veliajn si pronar faktik i inceneratorit të Tiranës, siç deklaroi ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, Manastirliu tha se në kuadër të partneritetit mes qeverisë dhe pushtetit lokal, fondet janë rritur posaçërisht për Bashkinë e Tiranës.

https://www.youtube.com/watch?v=hIzhfvOz0O0

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.