Dushkari i fundit

Postuar në 02 Shkurt, 2024 18:53

Lulzim Basha po merr pjesë në Kuvendin zgjedhor të degëve 2 dhe 8 të PD-së me vulë. Ky fakt bëhet publik sepse media të caktuara po përcjellin takimin. 
Mes të tjerave ky zotëri shprehet se:

Pakica e donte vendin pa PD e cila ka kuptim vetëm si parti proamerikane

Është një qëndrim korrekt në fakt që mund ta dëgjosh si të vërtetën sublime të Rithemelimit. Ndaj e thënë nga z. Basha, deklarata kërkon një konsultë te logopedi ose neurologu. Sepse një ndër cilësitë e politikës është kreativiteti, kur ai pajtohet dhe respekton memorien.

Pakica që ka në mendje z. Basha e do Shqipërinë me PD-në e tij, e mban atë me vulë e me ymër sepse në të vërtetë përfaqëson  një subjekt në inkubim permanent. Dhe kjo nisi me konveniencën e majit 2017, ku ka duart ky njeri që nuk është e qartë se çfarë synon më. 

Sigurisht që të gjithë kanë të drejtën e fjalës, të  nismave dhe të korigjimit, por korigjimi nuk bëhet duke përsëritur të njëjtën gjë, duke luajtur opozitarin e mbramë në një autokraci të pasfidueshme.

Ne këto poza i kemi parë dikur nga ato që u quajtën parti të vogla, të cilat morën peshë artificiale pas fryrjeve elektorale të Dushkut sidomos. Ndonëse në ato subjekte duhet thënë se kishte individë me kontribute në fusbat përkatëse profesionale. E megjithatë ku janë sot? 

Zoti Basha ka deficitin se është provuar në pushtet dhe opozitë.

Shqipëria provoi edhe fabulën e Rilindjes kështu që Ndryshimi dhe politika me dorë në zemër prej dikujt që u afirmua nga ky sistem të cilin sot pretendon se do ta luftojë as mund të besohet si diçka e vërtetë objektivisht e lëre më nga ky Dushkar par exellence që hyri pa radhë në politikë e pushtet dhe pa radhë pretendon të bëjë edhe opozitën. 

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.