Izraeli: Irani është objektiv legjitim

Postuar në 25 Janar, 2024 13:36

Një deklaratë e ministrit izraelit të Ekonomisë ka shtuar frikën për një konflikt të armatosur me Iranin. Nir Bakak tha në një prononcim për britaniken “The Telegraph” se Irani është tani një "objektiv legjitim".

 “Irani është një objektiv legjitim për Izraelin”, tha Barkat. “Ata nuk do të shpëtojnë me të. Koka e gjarprit është Teherani. “Rekomandimi im është të miratohet strategjia që Presidenti Kennedy përdori në krizën e raketave kubane. Ajo që ai në thelb tha atëherë ishte: "Një raketë nga Kuba do të ketë si përgjigje një raketë në Moskë", shtoi ministri, duke iu referuar përplasjes së vitit 1962 midis SHBA dhe BRSS.

Deklarata e Barkatit vjen pas një deklarate të fundit të kryeministrit Benjamin Netanyahu, i cili fajësoi Iranin se është pas grupeve militante në Gaza. Ai pretendoi se Izraeli tashmë po kryen sulme të drejtpërdrejta ndaj Iranit. “Irani është koka e oktapodit dhe ju i shihni tentakulat e tij përreth, nga rebelët Huthi tek Hezbollahu dhe tek Hamasi”, tha kryeministri.

Izraeli pretendon se Irani ishte i përfshirë në planifikimin e sulmeve të 7 tetorit, kur rreth 1200 njerëz u vranë dhe më shumë se 200 u morën peng në sulmin e papritur të Hamasit pranë Gazës. Izraeli u hakmor duke nisur një bombardim ajror dhe operacion tokësor kundër enklavës palestineze, i cili rezultoi në vdekjen e rreth 25 000 njerëzve, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.