Kjo Polici nuk besohet për asgjë

Postuar në 06 Janar, 2024 15:23

Ngjarja e Sukthit po tentohet të kanalizohet në dy drejtime të ndryshme: së pari, politika dolit me paralajmërimin për forcim të legjislacionit për rrjetet sociale dhe mediat online dhe ky është një refleks i raportimit se zonja në fjalë, kishte vrarë veten pas presionit psikologjik që i ishte bërë me materiale të sajuara në Tik Tok.

Dhe së dyti, nga Policia e Shtetit që po synon ta kanalizojë ngjarjen te përgjegjësia e bashkëshortit mbi të cilin rëndon dëshmia e supozuar e fëmijëve për dhunë dhe presion psikologjik.

Policia e Shtetit ka nxituar të japë dy njoftime: njërin dje, përmes të cilit sqaronte se për materialet në Tik Tok ajo ka administruar një kallëzim nga shtetësja e vetëvrarë dhe ka përfunduar punën e vet duke dorëzuar në Prokurori materialet përkatëse. Dhe tjetrin sot, përmes të cilit jep të dhëna “për hetime të thelluara” që ngarkojnë me përgjegjësi bashkëshortin të cilit i është sekuestruar celulari dhe i është gjetur në shtëpi një armë automatike.

Ky hyn arma automatike me vetëvrasjen e një gruaje me fostoksinë, këtë vetëm policia e albive mund ta gjejë.

Çështja është se ne duhet të imagjinojmë një kontekst social të tillë toksik dhe të mbyllur ku fjalët dhe marrëdhëniet janë e vërteta publike për gjithkënd dhe këtu vjen në vështrim roli i të ashtuquajturit “policim në komunitet”. Nëse sheh në faqen e Policisë së Shtetit në këtë rubrikë, nuk del asnjë rezultat, çka bën të kuptosh se mbi degët e Policisë së Shtetit në periferi nevojitet policim në vetvete, pasi është e paimagjinueshme që veprimi efektiv i policisë pas kallëzimit të zonjës për çështjen e Tik-Tokut të mos jepte asnjë efekt real.

Asgjë nuk ka lëvizur nga vendi dhe vetëvrasja siç raportohet se është, ngjan të jetë një pikë fundore e një presioni mbi një njeri që duket se ka mbetur tërësisht vetëm.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.