Sistemi shtetëror i Rusisë nuk ka për të ndryshuar së afërmi

Postuar në 12 Dhjetor, 2023 17:13

Kryetarja e Dhomës së Lartë të Parlamentit rus, Valentina Maviyenko, ka deklaruar në një intervistë për agjencinë “TASS” se në momentin e tanishëm baza kushtetuese e vendit nuk mund të rishikohet. Sipas saj përcaktimet e Kushtetutës së vitit 1993 mbetet ende aktuale dhe rregulluese të mira të marrëdhënieve politike të Rusisë me rajonet e tjera duke hedhur poshtë sugjerime që duket se vënë në diskutim sistemin federative.

Nuk mendoj se është e mundshme të diskutohet për ndryshime në sistemin tonë shtetëror për një të ardhme të parashikueshme. Këshilli Federativ është një trup qeverisës në sistemin federal që përfaqëson rajonet e vendit. Ne mbrojmë interesat e rajoneve…mbajmë kontakte me kabinetin dhe Dumën për të siguruar që asnjë ligj të mos shkelë të drejtat dhe pushtetin e rajoneve, të përkeqësojë mbështetjen e tyre buxhetore, reduktojë nivelin e mirëqenies etj.

ka thënë ajo.

Organizimi shtetëror i Rusisë në një federatë i mundëson asaj të zgjidhë në rrugë kushtetuese mbajtjen e rajoneve jo ruse, që përndryshe do të kërkonin shkëputje. Me nisjen e luftës në Ukrainë në Perëndim nisi të trajtohej ideja e shpërbërjes së Federatës ruse, një opsion ky që do të provokonte nxjerrjen e Rusisë nga skena e fuqive të mëdha, edhe pse ajo mbetet një fuqi bërthamore me shumë rëndësi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.