Finlanda mbyll kufirin me Rusinë

Postuar në 28 Nëntor, 2023 18:55

Finlanda do të mbyllë plotësisht kufirin me Rusinë për dy javë. Shkak është bërë rritja e numrit të azilkërkuesve që kalojnë kufirin, bëei të ditur sot kryeministri finlandez, Petteri Orpo.

Mbyllja dy-javore e kufirit do të hyjë në fuqi midis të mërkurës dhe të enjtes mbrëma dhe do të përfundojë më 13 dhjetor, raportoi “Helsingin Sanomat”.

Lëvizja e Helsinkit vjen pas një vendimi të agjencisë evropiane të kufirit Frontex javën e kaluar për të shtuar kontrollet dhe stafin në kufirin e Finlandës, pas akuzave të kësaj të fundit se Moska po nxit fluksin e emigrantëve. Tensioni midis dy vendeve është përshkallëzuar që kur Moska nisi operacionin ushtarak në Ukrainë në vitin 2022, duke bërë që Finlanda t'i bashkohet aleancës ushtarake të NATO-s.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka akuzuar së fundmi Rusinë për përdorimin e migracionit si një mjet për të bërë presion ndaj Finlandës. “NATO qëndron në solidaritet me aleatin tonë, Finlandën,” tha ai.

Në fund të javës së kaluar, gazeta finlandeze Iltalehti raportoi se ambasadat ruse kanë filluar lëshimin e vizave për shumë afrikanë, të cilët pasi hyjnë në Rusi, vazhdojnë udhëtimin e tyre drejt kufirit finlandez me ndihmën e shërbimeve të sigurisë së Moskës.

Kremlini i ka mohuar vazhdimisht këto akuza.

Në vitin 2021, Polonia zmbrapsi përpjekjet e azilkërkuesve për të kaluar kufirin e saj lindor, ndërsa Bjellorusia komplotonte të dërgonte mijëra emigrantë nga Lindja e Mesme në BE. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, në atë kohë e denoncoi Minskun për orkestrimin e një "sulmi hibrid" ndaj bllokut.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.