Sulmi ndaj Izraelit u paralajmërua nga Egjipti tre ditë para se të niste

Postuar në 12 Tetor, 2023 20:51

Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit nuk ka qenë krejt befasi. Michael McCaul, kryetari i komitetit të punëve të jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, thotë se Egjipti e kishte paralajmëruar Izraelin për një sulm të mundshëm nga Gaza tre ditë përpara se ai të ndërmerrej.

Informacioni i siguruar nga inteligjenca amerikane u referua gjatë një takimi me anëtarë të lartë të Kongresit.

"Ne e dimë se Egjipti i ka paralajmëruar izraelitët tre ditë më parë se një ngjarje si kjo mund të ndodhë," u tha gazetarëve republikani McCaul.

Nuk dua të futem shumë në detaje të klasifikuara, por u dha një paralajmërim. Mendoj se pyetja ishte në çfarë niveli.

Izraeli u zu në befasi nga sulmi i papritur të shtunën e 7 tetorit, kur më shumë se 1 500 luftëtarë të Hamasit thyen gardhin kufitar të Gazës në disa pika, duke vrarë mbi 1 200 civilë izraelitë në një festival muzikor dhe vende të tjera pranë kufirit. U deshën disa orë para se ushtria izraelite të ishte në gjendje të kundërpërgjigjej.

Në fillim të kësaj jave, kryeministri i vendit, Benjamin Netanyahu, mohoi se Izraeli kishte marrë ndonjë paralajmërim paraprak nga Kajro, kur u shfaqën raportet për herë të parë se një alarm ishte transmetuar nga shërbimet e inteligjencës së vendit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.