Ryanair sfidon Europën: Zero shanse të reduktohen fluturimet

Postuar në 12 Tetor, 2023 16:43

Ryanair nuk ndihet e sfiduar nga planet e Europës për t’i dhënë më shumë përparësi transportit hekurudhor. Franca është deri më tani i vetmi vend në Evropë që ka propozuar ndalimin e fluturimeve të brendshme, kur distancat janë të shkurtra dhe ka një alternativë të mirë hekurudhore. Ideja ka gjetur mbështetje edhe në Austri, Belgjikë dhe Spanjë.

Shanset që fluturimet të ndalen janë zero. Kemi 10 vjet që dëgjojmë budallallëqe këtu në Bruksel”, tha shefi i Ryanair, Michael O'Leary, në takimin vjetor të CEO-ve të linjave ajrore në Airlines për Evropën.

O'Leary tha se klientët në pjesën më të madhe të Evropës nuk do të largohen nga udhëtimet ajrore, edhe nëse çmimet rriten.

Evropa nuk do të durojë t'i thonë 'nuk mund të fluturosh'. Na e thonë holandezët, belgët, francezët [dhe] duhet t'i riedukoni për gjeografinë e Evropës. Nuk mund të shkosh me tren nga Irlanda në Evropë. Nuk mund të marrësh trenin nga Portugalia në Evropë. Nuk e kanë as polakët, rumunët, sllovakët dhe çekët”, tha ai.

Holanda planifikon të vendosë një kufizim të fluturimeve në aeroportin Schiphol të Amsterdamit, si një mënyrë për të ulur ndotjen akustike.

Holandezët janë të çmendur. OK”, tha O’Leary në lidhje me këtë propozim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.