187 mijë të zhvendosur në Gaza

Postuar në 10 Tetor, 2023 12:01

Organizata e Kombeve të Bashkuara, agjencia e saj humanitare, ka deklaruar se për shkak të konfliktit disa ditor në Gaza, janë zhvendosur deri më tani 187 500 njerëz. Sipas agjencisë në fjalë të zhvendosurit po strehohen në shkolla dhe godina të OKB-së.

Shifrat flasin për një ballafaqim agjësues; në vetëm katër ditë janë raportuar 1600 të vrarë, ndërkohë që Izraeli pa për herë të parë trupa kundërshtare në qytetet e veta. Aktualisht ushtria izraelite ka deklaruar se ka rimarrë kontrollin e plotë në kufirin me Gazan dhe ka njoftuar rrethimin e plotë të saj. Nuk dihet se çfarë mund të rezultojë nga një qasje e tillë ushtarake e Izraelit, nisur nga fakti se Gaza është një ndër rajonet me dendësinë më të madhe të popullsisë në botë.

Lidhur me këtë fakt, mediat referojnë Komisionerin e OKB-së për të Drejtat e Njeriu, Volker Turk, të jetë shprehur përmes një deklarate zyrtare se rrethimi i plotë nuk lejohet nga ligji ndërkombëtar.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Nuk ka ligj nderkombetar. Ligjet ne OKB I vendos Amerika dhe vellai i Idhyro Pidhazgeve, Israeli.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.