Suedia nxjerr ushtrinë për të luftuar kriminalitetin

Postuar në 01 Tetor, 2023 13:59

30 mijë anëtarë të bandave kriminale në një vend me 10 milionë banorë. Bëhet fjalë për Suedinë, një ndër parajsat nordike të zhvillimit dhe ligjit, por që së fundmi ka të akumuluar në mënyrë shpërthyese problemin e kriminalitetit. Shtatori i këtij viti është quajtur “shtatori I zi”, pasi në vend u regjistruan 12 viktima si pasojë e dhunës mes bandave. Në qendër të tensionit të tanishëm është një rrjet criminal me emrin “Foxtrott” dhe ai rekruton edhe minorenë.

Për të përballur këtë situatë, qeveria suedeze ka vendosur të thërrasë në ndihmë ushtrinë.

Do të bëhet fjalë për të ndihmuar policinë me personel dhe pajisje, specialistë dhe kapacitete analize. Ushtria do të ndihmojë që bandat kriminale të shenjohen, të dihet si të veprohet me materiale shpërthyese, tek hetimet teknike apo ofrimi i helikopterëve. Se si do të organizohet kjo ndihmë varet nga nevojat e policisë suedeze

është shprehur ministri i Drejtësisë, Gunnar Strömmer.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.