Përgjigje Ramës: Nuk nevojitet kontrolli i KFOR-it në veri

Postuar në 28 Shtator, 2023 23:42

Ministra të qeverisë së Albin Kurtit iu përgjigjën deklaratës së kryeministrit Rama, i cili tha sot se situatën në veri të Kosovës duhet ta marrë nën kontroll KFOR-i.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një postim në Facebook tha se kjo është e panevojshme, por shtoi se patrullime të përbashkëta mund të kryhen në vijën kufitare, pasi “prej andej vjen armatimi, municioni dhe mercenarët që duan luftë”.

Deklaratën e Ramës për KFOR-in, ministrja Haxhiu e quajti kërkesë “të stërvjetëruar të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç”.

Kosova është Republikë e pavarur dhe sovrane. Mbikëqyrja ndërkombëtare e pavarësisë ka përfunduar më 10 shtator 2012. Në veri të Kosovës, terroristët dhe kriminelët nga Serbia vranë rreshterin e Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku në pritë në ora 3 pasmesnate të dielën që shkoi. Gjatë luftimeve të mëpastajme, ata nuk kishin kurrfarë shansi me Policinë e Kosovës. Së paku tre terroristë u vranë, kurse të tjerët ose janë arrestuar (gjashtë sosh) ose janë në ndjekje (sepse janë në ikje). Nuk ka nevojë që KFOR-i ta marrë nën kontroll veriun e Kosovës”, ka thënë ajo.

Të njëjtin qëndrim përsëriti edhe ministri i Brendshëm i Kosovës në një lidhje Skype me emisionin “Të Paekspozuarit”.

Nuk ka nevojë KFOR që të marrë nën kontroll asgjë. Kemi policinë e Kosovës që po mbron me sukses integritetin dhe sovranitetin.

Lidhur me deklaratën e kryeministrit Kurti për patrullime të përbashkëta të Policisë së Kosovës me KFOR-in, Zveçla sqaroi se bëhet fjalë për vijën kufitare.

Policia e Kosovës është e aftë të menaxhojë situatën. Ajo që Kurti ka thënë që patrullime të përbashkëta mes KFOR dhe policisë kufitare. Kemi vështirësi në patrullim aty për shkak të marrëveshjes së Kumanovës, e cila përcakton që policia e Kosovës të rrijë 1 km nga kufiri. Nuk bëhet fjalë për menaxhimin e situatës në 4 komunat e veriut. Policia e Kosovës është e mjaftueshme për ta menaxhuar këtë situatë.

 

Comments

Submitted by dori (not verified) on

Ne reagimet e analisteve te ndryshem, ne Tirane, ndaj percartjeve te Rames, shoh njesilloj ndrojtjeje qe duket ne shprehje te tilla si " nuk besoj qe Rama eshte vasal i Vucic" apo " nuk besoj qe Rama ka shitur Kosoven per interes te Serbise" dhe sidomos " nuk besoj qe Rama eshte tradhetar" , gjithe duke e kritikuar ashper ate , ne thelb, per te njejten gje, por me fjale me te zbutura.
E gjithe kjo vjen per shkak te ndrojtjes per te perdorur fjalen TRADHETI. Kaq shume e (keq)perdorur gjate regjimit komunist, duket sikur kjo fjale e ka humbur qytetarine ne fjalesin e gjuhes shqipe; jo vetem kaq, por eshte kthyer ne nje tabu. Ata qe jane te gatshem te te akuzojne ne rast perdorjeje, jane pasardhesit politike te atyre qe e paten (keq) perdorur aq shume duke e zhvleresuar.
Mbase mund te jete edhe kjo tjetra: Rama eshte kaq edepsez sa nuk do te ishte serioze ta etiketosh si tradhetar!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.