“Hollivudi siç e kemi njohur ne ka marrë fund”

Postuar në 26 Shtator, 2023 16:20

Regjisori Martin Scorsese thotë se industria e Hollivudit, siç e kemi njohur deri tani, ka marrë fund.

Filmi më i fundit i Scorsese, The Irishman, u shfaq për pak kohë në kinema, por u transmetua menjëherë më pas në Netflix, pasi ky i fundit bleu të drejtat e transmetimit. Në të njëjtën mënyrë do të funksionojë edhe për filmin e tij të ardhshëm me Leonardo DiCaprio dhe Lily Gladstone: fillimisht do të shfaqet në kinema e më pas në Apple TV më 20 tetor.

Epo, industria ka mbaruar. Me fjalë të tjera, industria ku unë isha pjesë, po flasim pothuajse 50 vjet më parë. Është si t'i thuash dikujt që në vitin 1970 bënte filma pa zë: "Çfarë mendon se ka ndodhur?

Sipas Scorcese, studiot nuk janë më “të interesuara të mbështesin zërat individualë që shprehin ndjenjat personale ose mendimet e tyre personale dhe idetë personale me një buxhet të madh”. 

Mendoj se do të ketë gjithmonë kinema, sepse njerëzit duan ta përjetojnë përvojën e filmit së bashku. Por në të njëjtën kohë, kinematë duhet të rriten për t'i bërë ato vende ku njerëzit do të duan të shkojnë dhe të kënaqen ose të duan të shkojnë dhe të shohin diçka që i prek

intervistën për GQ, Scorsese tha se dominimi i filmave me superheronj në arkëtimet që bëjnë kinematë është negativ për të ardhmen e tyre. “Rreziku është se çfarë po i bën kjo kulturës sonë. Sepse tani do të ketë breza që mendojnë se filmat janë vetëm ata – të tillë janë filmat.”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.