Përmbytjet shkatërrojnë Dernën në Libi (VIDEO)

Postuar në 13 Shtator, 2023 16:07

Në Libi, përmbytjet kanë shkatërruar një të katërtën e qytetit Derna. Stuhia që nisi natën shkaktoi vdekjen e qindra njerëzve, pasi ndërtesa të tëra u morën përpara nga ujërat. Trupa të pajetë vijojnë të dalin në brigje.  

"Deti po nxjerr vazhdimisht dhjetëra trupa", i tha Reuters me telefon Hichem Abu Chkiouat, ministër i aviacionit civil në administratën që drejton Libinë lindore.

Tre ditë pas stuhisë janë konfirmuar 5 300 të vdekur, një bilanc provizor pasi numri i madh i të zhdukurve ka të ngjarë ta thellojë. Autoritetet parashikojnë që ky bilanc të arrijë në 10 mijë viktima, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë kanë mbetur të pastrehë. Libi bën thirrje për ndihmë ndërkombëtare, duke shtuar se Libia nuk ka përvojën për t'u përballur me pasojat e një fatkeqësie të tillë.

Tariq Kharaz, zëdhënës i autoriteteve lindore, tha se 3 200 trupa ishin gjetur dhe 1 100 prej tyre ende nuk ishin identifikuar.

Agjencia e OKB-së për migracionin, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, tha se të paktën 30 000 njerëz ishin zhvendosur në Derna.

Pjesa më e prekur është qendra e qytetit Derna, një zonë me dendësi të lartë popullsie, e cila është kthyer në shkretëtirë.

Fotografitë satelitore të qytetit para dhe pas katastrofës tregojnë dëme të shumta dhe ndërtesa të rrafshuara edhe në pjesë të tjera të qytetit.

Operacionet e shpëtimit komplikohet edhe nga ndarjet politike në vendin me 7 milionë banorë që ende nuk ka rindërtuar një qeveri të fortë qendrore që nga kryengritja e mbështetur nga NATO që rrëzoi Muammar Gaddafin në 2011.

Një Qeveri e Unitetit Kombëtar (GNU) e njohur ndërkombëtarisht është e vendosur në Tripoli, në perëndim, ndërsa një administratë paralele vepron në lindje, duke përfshirë Dernën.

Kryeministri i Libisë me bazë në Tripoli, Abdulhamid al-Dbeibah i quajti përmbytjet një katastrofë të paprecedentë. Kreu i Këshillit Presidencial të Libisë, Mohammed al-Menfi, ka bërë thirrje për unitet kombëtar.

Ndër të parat që i erdhën në ndihmë zonës së përmbytur ishin Katari dhe Turqia.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dërguar dy avionë ndihmash që transportonin 150 tonë ushqime urgjente, ndihma dhe furnizime mjekësore në Libinë lindore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.