Turistë apo spiunë? SHBA ngre shqetësime për vizitat e kinezëve në bazat ushtarake amerikane

Postuar në 04 Shtator, 2023 12:47

Duke u paraqitur si turistë, shtetas kinezë kanë vizituar bazat ushtarake dhe lokacionet me sensibilitet të lartë në SHBA disa herë gjatë viteve të fundit. Wall Street Journal shkruan se janë regjistruar të paktën 100 episode të tilla, të cilat për disa zyrtarë amerikanë përbëjnë kërcënime të mundshme spiunazhi.

Departamenti i Mbrojtjes, FBI dhe agjencitë e tjera i kanë rishikuar këto incidente të regjistruara, në përpjekje për t’i kufizuar hyrjet në bazat ushtarake amerikane pa autorizimin e duhur, thuhet në shkrimin e WSJ.

Këta “te paftuar” sipas gazetës varionin nga shtetasit kinezë të gjetur duke kaluar në një poligon raketash amerikane në Nju Meksiko, deri tek zhytësit që notonin në ujërat e turbullta pranë një vendi të lëshimit të raketave të qeverisë amerikane në Florida.

Incidentet e ndodhura në zona rurale ku ka pak turizëm zakonisht përfshinin shtetas kinezë, të cilëve iu kërkua të raportonin përsëri në qeverinë kineze, thuhet në raport.

Incidentet e raportuara vijnë në një kohë kur Uashingtoni dhe Pekini po ndërmarrin hapa në tentativë për të zbutur tensionet që u rritën pasi një balonë e dyshuar kineze spiune në lartësi të madhe kaloi Shtetet e Bashkuara përpara se ushtria amerikane ta rrëzonte atë në brigjet lindore në shkurt të këtij viti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.