turistet

Turistë apo spiunë? SHBA ngre shqetësime për vizitat e kinezëve në bazat ushtarake amerikane

Postuar në 04 Shtator, 2023 12:47

Duke u paraqitur si turistë, shtetas kinezë kanë vizituar bazat ushtarake dhe lokacionet me sensibilitet të lartë në SHBA disa herë gjatë viteve të fundit. Wall Street Journal shkruan se janë regjistruar të paktën 100 episode të tilla, të cilat për disa zyrtarë amerikanë përbëjnë kërcënime të mundshme spiunazhi.

Standardet e një Europe të roitur

Postuar në 29 Maj, 2020 00:02

Gazeta e njohur “Corriere della Sera” shkruan për dekretin e ri të qeverisë italiane që përcakton rregulla të ndryshme kufizimi dhe lëvizjeje për qytetërët italianë dhe tursitët që do të pushojnë në vendin fqinj.

Dekreti që po diskutohet nuk vendos asnjë masë mbikëqyrjeje për ata që vijnë në Itali nga vendet e Zonës Shengen dhe mbi të gjitha nuk parashikon asnjë kufizim për zhvendosjen

7 turistë të vdekur nga stuhia ne Halkidiki (Video)

Postuar në 11 Korrik, 2019 11:23

Makina të kthyera përmbys, pemë të çrrënjosura, shtëpi e dyqane të shkatërruara, por edhe 7 të vdekur e mbi 100 të plagosur. Ky është bilanci tragjik i stuhisë vrastare që goditi plazhet e njohura të Halkidikisë në Selanik mbrëmjen e së mërkurës. Tre ishin zonat më të prekura Sozopoli, Nea Plajia dhe Nea Potidha.

Brenda pak minutash, stuhia përfshiu gjithçka, duke lënë pas shkatërrimin dhe vdekjen. Mes viktimave janë edhe dy fëmijë të moshës 2 dhe 8 vjeç. Mënyra sesi ata humbën jetën ishte tragjike.

Në Romë, jo në Dhërmi: Dy hamburger, dy kapuçino 81 euro!!!

Postuar në 13 Maj, 2019 11:07

Gazeta italiane “Corriere della Sera” i ka lënë vend një incidenti tipik të këtyre kohëve që ka të ëbjë me turistët. Ajo publikon një kupon tatimor me shifër për t’u paguar 81.40 euro. Dy turistët kanë qenë në Vatikan dhe janë ulur të marrin diçka në Romë. Kjo diçka është dy hamburger që kanë kushtuar 50 euro, dy kapuçino për 16 euro, një kafe amerikane 8 euro plus shërbimin që shkon 7.40 euro.

Në fund paguan eurot dhe të mbetet vetëm të thërrasësh: Viva l’Italia!

Forcat egjiptiane vrasin gabimisht 12 turistë, mes tyre meksikanë. I morën për terroristë

Postuar në 14 Shtator, 2015 10:50

Situata e tensionuar në Egjipt ka bërë që forcat egjiptiane të sigurisë të vrasin gabimisht 12 persona, midis tyre edhe turistë meksikanë. Në momentin që u qëlluan ata ishin duke udhëtuar në katër automjete të ndryshme në perëndim të shkretëtirës egjiptiane. Sipas zëdhënësit të ministrisë egjiptiane të Turizmit, kjo ishte një zonë e ndaluar për turistët për shkak të rritjes së aktivitetit terrorist, ndërsa makinat nuk ishin të licensuara dhe të njohura nga autoritetet.

Tropojë, ua zhveshën makinën turistëve gjermanë për të shijuar më mirë bukuritë e Alpeve

Postuar në 01 Shtator, 2015 19:16
Subscribe to RSS - turistet