“Jemi viktima të propagandës tonë”

Postuar në 28 Gusht, 2023 12:45

Koloneli austriak, Markus Reisner, thotë se ndryshe nga ajo që paraqitet në mediat perëndimore, trupat ukrainase janë ezauruar dhe taktika e ndjekur deri tani nga Kievi mund të jetë e gabuar.

"Në të dyja anët, ushtarët më të mirë janë vrarë ose plagosur", thotë Reisner, i cili më parë ka shërbyer si komandant i kontingjentit austriak në Mali dhe në Kosovë.

Reisner në një intervistë për ZDF thotë se gjasat janë që Ukraina t’i ketë hedhur rezervat në front më herët se sa pritej.

Ukraina e ka tejkaluar veten me rezervat e saj në ditët e fundit dhe këto rezerva janë në fakt forcat që do t'ju duheshin për të konsoliduar, për të shkuar në dimër dhe për t'u përgatitur për ofensivën e radhës.

Për këtë arsye, Reisner thotë se është joreale të presësh mrekulli në vijën e frontit, ndërkohë që edhe mbështetësit nuk arrijnë t'i sigurojnë vendit pajisje të mjaftueshme për një ofensivë efektive.

"Problemi është ne jemi viktima të propagandës sonë”, shprehet Reisner duke shtuar se “në fillim të luftës, ne menduam se ushtarët ukrainas me granatahedhësit gjermanë në duar po i ndalonin rusët të përparonin”.

Sipas kolonelit austriak, Kievi ka shfrytëzuar maksimalisht atë që ka në dispozicion, por i mungojnë “elementet thelbësore, si për shembull, një forcë ajrore funksionale”.

Nevoja për rekrutë të rinj e ka detyruar Kievin të ndërmarrë hapa të rinj. Ligji ushtarak parashikon që të gjithë meshkujt nga mosha 18 deri në 60 vjeç janë në parim të detyruar të shërbejnë në ushtri. Sipas regjistrimit të vitit 2020, kjo prek deri në dhjetë milionë njerëz.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.