Niger, junta akuzon presidentin për tradhti të lartë

Postuar në 14 Gusht, 2023 16:34

Liderët e grushtit ushtarak të shtetit në Niger njoftuan se do ta ndjekin penalisht presidentin e rrëzuar, Mohamed Bazoum. Ky i fundit do të akuzohet për "tradhti të lartë" dhe "minim të sigurisë" të vendit, bëri të ditur në një njoftim televiziv junta ushtarake që ka marrë në dorë drejtimin e vendit.  

"Qeveria nigeriane deri më tani ka mbledhur prova për të ndjekur penalisht presidentin e rrëzuar dhe bashkëpunëtorët e tij vendas dhe të huaj përpara organeve kompetente kombëtare dhe ndërkombëtare për tradhti të lartë dhe minim të sigurisë së brendshme dhe të jashtme të Nigerit", tha koloneli-major Amadou Abdramane.

Ky i fundit i cilësoi të paligjshme, çnjerëzore dhe poshtëruese sanksionet e vendosura ndaj Nigerit nga blloku i vendeve të Afrikës Perëndimore, ECOWAS.

Sipas juntës ushtarake, sanksionet po rëndojnë direkt mbi popullin e Nigerit, të cilët po privohen nga ilaçet, ushqimet dhe energjia elektrike.

ECOWAS vendosi sanksione ndaj Nigerit në përgjigje të grushtit të shtetit dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës kundër oficerëve të ushtrisë që rrëzuan presidentin Bazoum, i dalë nga zgjedhjet e 26 korrikut.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.