Hap i ri nga Ankaraja: BE-ja nuk mund të jetë aktor global pa Turqinë!

Postuar në 07 Gusht, 2023 16:29

Minitri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, ka deklaruar gjatë Konferencës së 14-të të Ambasadorëve se pozicioni i Turqisë është përcaktues që BE-ja të marrë një rol qenësor në skenën globale.

Është e rëndësishme që t’i qasemi marrëdhënieve Turqi-BE me një perspektivë vizionare në një periudhë të re dhe të rigjallërojmë procesin me fokus anëtarësimin e plotë. BE-ja pa Turqinë nuk mund të jetë një aktor global

është shprehur Fidan.

Ky është një zhvillim cilësisht i ri, jo për shkak se prezanton një ide të re, pasi Turqia ka dekada që ka aplikuar për anëtarësim, por për faktin se prezanton me forcë të re një dimension europian të politikës aktuale turke që deri më tani ka shfaqur edhe shenja antagonizmi me Brukselin apo fuqi europiane. Ankaraja pretendon se ka përmbushur 66 nga 72 kritere për anëtarësim dhe ka ngritur shpesh zërin edhe për çështjen e liberalizimit të vizave me BE-në. Po kështu Turqia ka luajtur një rol të rëndësishëm në stabilitetin europian, pas marrëveshjes Erdogan-Merkel për mbajtjen e rreth 4 milionë sirianëve në Turqi, që përndryshe do të vërshonin drejt Europës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.