Copëza të Qipros së shekullit XIV para Krishtit

Postuar në 18 Korrik, 2023 16:55

Ekspedita e Universitetit të Goteborgut në Teqenë Hala Sulltan në bregun jugor të Qipros ka rezultuar një nga zbulimet më mbresëlënëse ndonjëherë në Mesdhe. Më shumë se 500 objekte që datojnë në shekullin e XIV para Krishtit, mes të cilave armë prej bronzi, qeramika cilësore, gurë gjysmë të çmuar dhe objekte në fildish dhe metale të çmuara janë gjetur mes varreve të teqesë.

Peter M. Fischer, i cili ka udhëhequr ekspeditën që kur filloi në vitin 2010, thotë se objektet tregojnë statusin mbretëror që gëzonin dikur njerëzit e varrosur aty. Varret, në periferi të qytetit prej 50 hektarësh të epokës së bronzit, përbëhen nga dhoma nëntokësore që aksesohen nëpërmjet një kalimi të ngushtë nga sipërfaqja. 

Ndërsa skicat specifike të strukturës sociale dhe politike të qytetit janë të paqarta, "pa dyshim që njerëzit e varrosur këtu ishin pjesë e qeverisë së qytetit," citohet Fischer.

Rreth gjysma e objekteve të gjetura - ose materialet e përdorura për t'i bërë ato – janë importuar nga vende të tjera: ari dhe fildishi janë marrë në Egjipt, bruzi në gadishullin Sinai, gurët e rrallë nga Azia qendrore dhe jugore dhe qelibari nga Balltiku. Shumica e enëve prej qeramike vinin nga Greqia mikene, ndërsa të tjerat nga Anadolli (Turqia), Egjipti dhe Levanti.

Disa prej skeleteve janë të ruajtura mirë. Mes tyre është ai i një gruaje të rrethuar nga dhjetëra enë qeramike, stoli dhe një pasqyrë e rrumbullakët prej bronzi. Pranë saj prehet një fëmijë një vjeçar me një lodër qeramike.

Disa individë, burra dhe gra, mbanin diadema dhe disa kishin varëse të cilësisë më të lartë, ndoshta të bëra në Egjipt gjatë dinastisë së XVIII në kohën e faraonëve si Thutmos III dhe Amenophis IV (Akhenaten) dhe gruaja e tij Nefertiti.

Në diadema dallohen qartë imazhet e demave, gazelave, luanëve dhe luleve.

Pasuria e madhe e individëve të varrosur erdhi nga prodhimi i bakrit. Minierat e afërta në malet Troodos prodhonin mineral bakri, i cili rafinohej në qytet. Ky qytet port më pas eksportoi metalin e rafinuar në sasi të mëdha në kulturat fqinje. Bakri ishte një mall i rëndësishëm sepse, i kombinuar me kallajin, bëhet bronzi i aliazhit të fortë, i cili i dha emrin epokës së bronzit”, thotë Fischer.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.