Foli kundër shkurtimeve, shkarkohet Shefi i Shtabit të ushtrisë britanike

Postuar në 30 Qershor, 2023 22:59

Vendimi për largimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë britanike ka shkaktuar reagim të ashpër ndaj Ministrisë së Mbrojtjes, mes një debati që ka përfshirë ushtrinë për shkurtimin e trupave.

Gjenerali Sir Patrick Sanders do të largohet nga detyra vitin e ardhshëm, pavarësisht se e ka marrë detyrën në qershor 2022.

Figura të larta ushtarake i thanë The Telegraph se Sir Patrick po detyrohet të largohet për shkak se ka folur publikisht për numër të pamjaftueshëm ushtarësh dhe domosdoshmëri për pajisje më të përditësuara.

Tobias Ellwood, deputet i lartë konservator dhe kryetar i Komitetit të Përzgjedhur të Mbrojtjes, tha se është "shumë e gabuar" të shohësh Sir Patrick të largohet nga posti i tij pas vetëm dy vjetësh.

Ushtria jonë është jashtëzakonisht e vogël. Në qendër të mosmarrëveshjes është gjendja e Forcave tona të Armatosura. Ushtria jonë është shumë e vogël në mënyrë të rrezikshme duke pasur parasysh kërcënimet në rritje me të cilat përballemi tani.

Në vitin 2021 u njoftua se numri i ushtarëve plotësisht të trajnuar të Ushtrisë do të bjerë në 72 500.

Një burim i ka thënë gazetës "Telegraph" se largimi e Sir Patrick vjen për faktin se ai e humbi popullaritetin pasi "ka ngritur nevojën për të rindërtuar ushtrinë".

"Kjo është e papërshtatshme për ata që debatojnë për transportuesit, nëndetëset dhe avionët e rinj, dhe është gjithashtu ajo që SHBA dhe NATO duan nga Britania e Madhe," tha burimi.

Të njëjtin shqetësim ka ngritur edhe një prej paraardhësve të sir Patrick Sanders. Lordi Stirrup, i cili shërbeu si kreu i Forcave të Armatosura midis 2006 dhe 2010, i tha Dhomës së Lordëve të premten se jo vetëm që forcat e armatosura të Britanisë ishin "janë shumë pak”, por se ato nuk do të ishin në gjendje të luftonin intensivisht për "asgjë", përveç një periudhe shumë të shkurtër”.

 Aftësia jonë për të dislokuar një divizion të blinduar që mund të luftojë në mënyrë efektive dhe të qëndrueshme në konflikte me intensitet të lartë, është bërë diçka si siklet kombëtar si dhe një dobësi strategjike.

Lordi Stirrup tha se lufta në Ukrainë "ka nxjerrë në pah rëndësinë e epërsisë ajrore".

"Dështoni ta arrini atë dhe rrezikoni diçka që i ngjan një fushëbeteje të Luftës së Parë Botërore në terren," shtoi ai.

Aftësia jonë për të mbrojtur hapësirën tonë ajrore, për të arritur epërsinë ajrore mbi hapësirën e betejës dhe për të kontribuar në mënyrë efektive në mbrojtjen dhe - nëse është e nevojshme - në rivendosjen e territorit të NATO-s janë të gjitha në rrezik.

Mbretërisë së Bashkuar i mungon qëndrueshmëria që kishte dikur.

Edhe Lordi Craig i Radley, shefi i shtabit të mbrojtjes nga viti 1988 deri në 1991, u tha Lordëve se aftësitë dhe forca mbrojtëse e Mbretërisë së Bashkuar "nuk janë ashtu siç duhet të jenë". Shkak janë shkurtimet buxhetore për më shumë se 30 vjet dhe "performancën e dobët" në prokurim.

Mbrojtja ka nevojë për vëmendje afatgjatë, rritje reale dhe mbështetje më të madhe ndërpartiake. Ajo që kemi tani si të ishte prej letre.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.