Nga ndihma e shpejtë te pajisjet e kuzhinës, një zinxhir produktesh me elementë të dëmshëm për njeriun

Postuar në 19 Qershor, 2023 18:10

Njësoj si me duhanin dhe sheqeri, edhe efektet negative të substancave perfluoroalkil, të cilat grupohen në Pfas, janë mbajtur pothuajse sekret për vite me radhë. Kompanitë e mëdha prodhuese kanë fshehur të dhënat dhe kanë penguar studimet që nxirrnin në pah dëmin që shkaktojnë këta elementë.

Pas vitesh polemikash të nxehta, procesesh gjyqësore, librash e madje edhe filmash me të njëjtin përfundim: efekteve të dëmshme në shëndetin e njeriut, edhe studiuesit e pranojnë hapur.

PFAS janë një grup kimikatesh të prodhuara nga njeriu që përfshin PFOA, PFOS, GenX dhe shumë të tjerë. Këto komponime janë bërë dhe përdorur në një sërë industrish në mbarë globin që nga vitet 1940.

Vlerësohet se ka 9 000-12 000 lloje të këtyre kimikateve, të cilat mund të gjenden në më shumë se 4 700 produkte, duke përfshirë mjetet e ndihmës së shpejtë, instrumentet mjekësore dhe një sërë mallrash shtëpiake dhe të konsumit.

Universiteti i Kalifornisë në San Francisko ka publikuar në Annals of Global Health, një analizë të dokumenteve që kanë mbetur sekrete, pothuajse gjithmonë konfidenciale, të dy prej prodhuesve kryesorë të Pfas, gjigantëve DuPont dhe 3M, që mbulon periudhën nga viti 1961 deri në vitin 2006. Dosja iu dhurua universitetit nga një prej protagonistëve kryesorë të gjithë kësaj çështjeje, avokati Robert Bilott, i pari që ngriti një padi kundër gjigantëve kimikë dhe e fitoi atë.

Bilott, mbi historinë e të cilit u realizua edhe filmi “Cattive Acque”, ua dha të gjithë dokumentacionin e mbledhur producentëve të një dokumentari, të cilët nga ana e tyre ua dhuruan ekspertëve, në mënyrë që ata ta analizonin në thellësi.

Titulli i studimit flet qartë: Djalli që e njihnin mirë: analiza e të dhënave kimike mbi ndikimin e industrisë në shkencën e Pfas.

Studimi tregon shumë qartë se si të dy kompanitë zotëronin të dhënat epidemiologjike, për punonjësit e punësuar në linjat e dedikuara për prodhimin e Pfas dhe rezultatet e marra për modelet e kafshëve, përfundimet e të cilave ishin shumë të qarta.

Disa nga elementët që dolën:

Qysh në vitin 1961, menaxheri i sektorit të toksikologjisë të DuPont theksoi se Teflon e bënte mëlçinë e kafshëve të fryhej në doza të ulëta dhe ftoi të trajtonte substancën me kujdes ekstrem, duke shmangur absolutisht çdo kontakt me lëkurën;

Në vitin 1970, një raport i porositur nga DuPont nga një laborator i jashtëm arriti në përfundimin se C8, një nga Pfa-të më të përdorura, ishte toksik kur thithej ose gëlltitet në doza shumë të ulëta, dhe në një tjetër, nga viti 1979, i njëjti laborator deklaroi se disa qen ngordhën dy ditë pasi gëlltitën një dozë të vetme të një tjetër prej Pfa-ve më të zakonshme, Pfoa;

Në vitin 1980, DuPont dhe 3M mësuan se dy nga tetë punonjëset shtatzëna që punonin në C8 kishin lindur fëmijë me keqformime, por ata e mbajtën këtë sekret, madje edhe vetë gratë nuk e dinin lidhjen e problemit të fëmijëve me substancat. Disa muaj më vonë, dy kompanitë deklaruan se nuk kishte asnjë provë për rrezikun e C8 për fetusin. Sipas DuPont, C8 ishte po aq i qëndrueshëm dhe i sigurt sa kripa në tryezë, ndërsa lidhur me ndotjen e mjedisit, në vitin 1991, kompania pohoi se nuk kishte asnjë rrezik në dozat e zbuluara.

Në vitin 2004, EPA e dënoi DuPont me një gjobë prej 16.4 milionë dollarësh për moszbulimin e të dhënave për rreziqet e Pfoa. Por për kompaninë që brenda vitit kishte bërë 1 miliardë dollar nga PFAS, kjo ishte pothuajse asgjë.

Siç raportohet nga Guardian, e cila ka ndjekur aferën Pfas prej vitesh me hetime dhe raporte, agjencia po lejon kompaninë Inhance Technologies të vazhdojë prodhimin e kontejnerëve plastike - veçanërisht për ushqim - të mbushura me Pfas, të cilat ndoqën hapat e DuPont dhe 3M duke gënjyer në mënyrë të përsëritur.

Ndërkohë, ndërsa lista e produkteve të përdorura gjerësisht në të cilat gjenden përqendrime shumë të larta të Pfas rritet (ndër të fundit: lentet e kontaktit të përditshëm dhe peshqirët higjienikë), po rriten edhe studimet që i lidhin me efekte negative në shëndet, si p.sh. mbi fertilitetin e femrës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.