Gjermania, 1.4 miliardë dollarë shtesë për të mbijetuarit e Holokaustit  

Postuar në 15 Qershor, 2023 21:11

Gjermania ka rënë dakord të japë 1.4 miliardë dollarë të tjerë (1.29 miliardë euro) për të dëmshpërblyer të mbijetuarit e Holokaustit anembanë globit për vitin e ardhshëm.

Organizata që mbron pretendimet e hebrejve që kanë vuajtur nën regjimin nazist e arriti këtë marrëveshje me Ministrinë e Financave të Gjermanisë.

Rreth 175 milionë dollarë shkojnë për pagesat simbolike të programit Shtesë të Fondit të Vështirësisë, çka ndikon te më shumë se 128 000 të mbijetuar të Holokaustit në mbarë botën, sipas Konferencës me bazë në Nju Jork mbi Kërkesat Materiale Hebraike kundër Gjermanisë.

Të mbijetuarit që marrin këto pagesa janë kryesisht hebrenj rusë që nuk ishin në kampe apo geto dhe nuk kanë të drejtë për programe pensioni, tha Konferenca e Kërkesave.

Në moshë të vogël, ata u larguan nga të ashtuquajturat Einsatzgruppen - njësitë e lëvizshme të vrasjes naziste të ngarkuara për vrasjen e komuniteteve të tëra hebreje. Më shumë se 1 milion hebrenj u vranë nga këto njësi, të cilat operuan kryesisht duke pushkatuar qindra e mijëra hebrenj në të njëjtën kohë dhe duke i varrosur në gropa masive.

Me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, tetë dekada më parë, të gjithë të mbijetuarit e gjallë të Holokaustit janë të moshuar dhe përballen me probleme të shumta mjekësore, sepse u privuan nga ushqimi i duhur kur ishin të rinj.

Që nga viti 1952, qeveria gjermane ka paguar më shumë se 90 miliardë dollarë për vuajtjet dhe humbjet që shkaktoi persekutimi nazist.

/ Haaretz /

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.