Taurina zgjat jetën

Postuar në 09 Qershor, 2023 15:14

Taurina shihet nga studiuesit si “eliksiri i jetës”. Kjo për shkak të efektit të saj pozitiv në jetëgjatësi dhe në shëndetin e një sërë speciesh shtazore..

Ekipi i studiuesve në Universitetin e Kolumbias, në Nju-Jork, ka analizuar molekulat në gjakun e specieve të ndryshme të kafshëve - për të eksploruar ndryshimet midis të rinjve dhe të moshuarve.

"Një nga molekulat më të degraduara në mënyrë dramatike ishte taurina", tha studiuesi Dr Vijay Yadav. Tek të moshuarit, nivelet ishin 80% më të ulëta se tek të rinjtë.

Taurina praktikisht nuk ekziston te bimët. Pra, kjo lëndë ushqyese ose vjen nga proteinat shtazore në dietë ose prodhohet nga trupi.

Studiuesit u dhanë minjve 14 muajsh një dozë ditore të barabartë me moshën rreth 45 vjeç për njerëzit. Rezultatet, të publikuara në revistën Science, treguan se minjtë meshkuj jetonin 10% më gjatë, femrat 12% dhe të dy gjinitë taurina ndikoi në rritjen e denistetit kockor, përmirësimin e kujtesës dhe sistemit imunitar.

Rezultate të ngjashme u gjetën edhe te majmunët dhe krimbat.

Nuk ka ende një konfirmim përfundimtar për efektet e taurinës te njerëzit, por nëse funksionon njësoj si me minjtë, ata do të jetonin shtatë deri në tetë vjet më shumë.

Raporti shkencor sugjeron se taurina luan rol në reduktimin e plakjes qelizore - kur qelizat në trup ndalojnë së ndari - një shenjë dalluese e plakjes.

Ajo ruan funksionimin e mitokondrive - stacionet e energjisë në qelizat e trupit.

"Nëse ka një ndikim të dukshëm klinik, ai mund të përdoret për të parandaluar probleme të shumta kronike afatgjata si osteoporoza, dobësia e muskujve, diabeti dhe sëmundjet potencialisht neurodegjenerative", thotë Ilaria Bellantuono, njëra nga ekspertet e përfshira në studim.

Taurina gjendet te mishi dhe peshku. Studiuesit e Universitetit të Kolumbias thonë se benefitet e saj mund të priten vetëm nëse merret nëpërmjet ushqimit, pa iu drejtuar pilulave të taurinës apo pijeve energjike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.