Kam nisur një anonime për Asocacionin

Postuar në 08 Qershor, 2023 12:33

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë sot në një konferencë për shtyp për të zbuluar një fakt të panjohur më parë siç tha ai. Dhe ky fakt është se Edi Rama ka dorëzuar Francës dhe Gjermanisë një draft për Asocacionin e Komunave Serbe meqenëse Macron dhe Scholz janë siç përkufizoi z. Rama “kumbarët e dialogut”.

Në fjalën e tij z. Rama ka shprehur bindje kundërthënëse: së pari sipas tij Asocacioni është thelbi i problemit dhe këtë fakt kryeministri shqiptar thotë se e ka kuptuar herët, në të njëjtën kohë ai ka bindjen se as Kosova dhe as Serbia nuk e duan Asocacionin.

Është po ashtu ky njeri, që 1 javë më parë ka deklaruar se nuk shprehet për zhvillimet në Kosovë sepse pala kosovare nuk ia kërkon një gjë të tillë dhe ai e respekton këtë. Sot na rezulton se "me ndihmën e ekspertëve më të mirë" ai e ka dorëzuar draftin në dy kancelaritë kryesore në Europë, ndonëse askush nuk e ka kërkuar një gjë të tillë. Dhe më tej akoma, z. Rama e bën lajm nismën e tij, e cila në fakt nuk është komentuar deri më tani prej askujt.

Përtej kësaj është e vështië të kuptohet se çfarë shqetësimi ka z. Rama që kërkon edhe njëherë të hyjë nga dritarja në një diskutim që nuk e ka ftuar kush dhe nuk po e kërkon kush publikisht? Doli papritur vëlla i Kosovës ky në Tiranë dhe po ofron kontribut duke akomoduar një shqetësim të serbëve? Ky që deri më dje nuk hezitonte të fliste për të drejtën e bashkimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, sot dridhet e lëkundet në karrigen e vet në Tiranë për një sherr në tri komuna të Kosovës.

Mos vallë me përplasjen mes Kurtit dhe Perëndimit, z. Rama druhet se politika e vet publicitare e lobimit për raportin e Dick Martyt dhe më tej, roli I tij si zhigolo diplomatik cenohet meqenëse tashmë ndikimi i tij në Kosovë është Zero?

Ne duhet të pranojmë se kryeministri është një njeri shumë i informuar dhe mundet të jetë në dijeni të gjërave që ende nuk janë shfaqur. Përderisa në konferencën për shtyp e quajti Kosovën shtëpinë e ndërkombëtarëve. Por sinqerisht më mirë të zbardhet ajo që ka për të ndodhur dhe kjo politikë e agonizimit të një kombi të marrë fund, sesa të vazhdojë pa ndalim kjo zvarritje e shtyrje, rapsodë të të cilës janë njerëz si ky që është kryeministër në Tiranë. Nëse stabiliteti i Europës varet nga Zveçani, atëherë le të qeshim të gjithë me historinë.  

s.zaimi

Comments

Submitted by SELIM (not verified) on

"Në fjalën e tij z. Rama ka shprehur bindje kundërthënëse: së pari sipas tij Asocacioni është thelbi i problemit dhe këtë fakt kryeministri shqiptar thotë se e ka kuptuar herët, në të njëjtën kohë ai ka bindjen se as Kosova dhe as Serbia nuk e duan Asocacionin"
Ku eshte kunderthenia ketu? Apo ngopja se fundja injorante jane ata na lexojne. Ato qe paska thene jane fakte. Si Vucic edhe Kurti jane populiste dhe e perdorin veriun e Kosoves per politike te brendshme, pranda dhej i intereson statusquoja.
Protagonizmi qe ti i vendos Rames eshte aq periferik ne raport me hallin e madh qe ka Kosova sa qe nuk duhet te perbente lajm fare.
Po shyqyr zotit ai nuk ju ka ne refene fare ca si puna jote.

Submitted by dori (not verified) on

Nuk mendoj se ka vend me per ironi kur te flitet per raportin e Rames me Kosoven dhe politikanet e saj. Kjo nderhyrje brutale e tij eshte identike me ate per ndryshimin e kufjive te ca viteve me pare; vetem se kete radhe behet hapur. Ashtu si edhe ne rastin e pare, demi qe i behet Kosoves eshte shume i madh; per kete mjaftojme ta impostojme pakes veten ne pozicionin e vezhguesve te interesuar nderkombetar: Kryeministri i Shqiperise, nje politikan shqiptar, nje shqiptar pra, ofron nje zgjidhje te kenaqshme, ndaj se ciles nuk duhet te kete arsye te kundershtohet nga Kryeministri i Kosoves, nje politikan shqiptar, qe dmth nje shqiptar; shqiptari i ofron shqiptarit ... vellai i ofron vellait nje zgjidhje per te zgjidhur mosmarreveshjen me fqinjin armiqesor!
Tani kjo zgjidhje na qenkesh e kenaqshme nga perfaqesuesit e trivube te fuqishme , nenkuptohet qe edhe nga fqinji (armiqsor) i vellait, keshtu i mbetet vellait te Rames, qe edhe ay ta pranoje, qe nuk ka sesi mos ta pranoje, sepse po nuk pranoi edhe kete zgjidhje te vellait te tij, ky njeri mbetet krejt i pashprese per te krijua rmarredhenie normale, jo vetem me fqinjin e tij problematik, por edhe me te gjithe komunitetin nderkombetar ne pergjithesi!!!
Kjo eshte poshtersia me e madhe politike e Edi Rames. Korrupsioni, vjedhjet, perpjekjet per te shkaterruar opozitarizmin etj etj ne Shqiperi mbeten ne hije tashme nga kjo poshtersi; te gjitha keto jane lufte e natyrshme brenda llojit shqiptar. Por, kjo qe po ben me Kosoven kalon ne tjeter nivel; ne nivelin kombetar; behet fjale per fatin e gjysmes se kombit dhe duke patur parasysh Kushtetuten e Shqiperise edhe te te gjithe kombit ne teresi.
Ky njeri i poshter ka marre yrysh dhe nuk di te ndalet.

Submitted by Renia e miteve (not verified) on

Personalisht ketu me ngjan qe keta dy b@thecet e vegjel qe bejne p@rdha te medha (Rama ne AL dhe Kurti ne KS) jane te zene jashte loje nga politika me te medha te cilat bejne sikur i kuptojne dhe i 'luajne' vete si ky b@theci i Tiranes, qe hiqet sikur ka vene ne koke ndonje helmete blu te Kombeve te Bashkuara. Eshte per te qare qe ne ore deçizive per kombin keta b@thece gafurren e sillen neper oborret e tyre si pulat pa koke (ose me sakte si gjelat pa koke). Eshte e turpshme qe te deklarohet qe une kam bere nje dokument qe ja kam nisur Makaronit dhe Pilafit por 'Sandri' i Prishitines nuk di gje.
Me kombin tone po luhen interesat e te te tjerave dhe keta i bien nje tenxheres e nje kapakut pa pike lidhjeje. Shpresoj qe b@theci i Prishtines t'ia kete idene se ne cfare moçalishtesh eshte futur dhe mos 'xhiroje' gomat me kot duke e bere gropen edhe me te madhe. Ne fund te dites, merr mire apo merr keq kjo nuk varet as nga keta te dy b@thecet tone e as nga ai b@theci i Serbise.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.