Konflikti ShBA-Kinë, fatkeqësi e papërballueshme për botën

Postuar në 05 Qershor, 2023 02:58

Ministri kinez i Mbrojtjes, Li Shangfu ka deklaruar gjatë punimeve të samitit të “Shangri-La Dialogue” në Singapor, se një konflikt mes Kinës dhe ShBA-ve do të ishte një fatkeqësi e papërballueshme për botën.

Kina dhe ShBA kanë sisteme të ndryshme dhe janë të ndryshme në shumë drejtime të tjera. Megjithatë kjo nuk duhet të mbajë të dyja palët larg nga kërkimi i pikave të përbashkëta dhe interesave të përbashkëta për të fuqizuar lidhjet dypalëshe dhe thelluar bashkëpunimin. Është e pamohueshme që një konflikt i rëndë mes Kinës dhe ShBA-ve do të ishte një fatkeqësi e papërballueshme për botën

është shprehur ai. 
Kina akuzon ShBA-të dhe Australinë se po nxisin një garë armatimi në Azi. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.