Rusia firmos marrëveshjen për dislokimin e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi

Postuar në 25 Maj, 2023 12:38

Rusia dhe Bjellorusia kanë firmosur së fundmi marrëveshje për dislokimin e armëve bërthamore ruse në territorin e Bjellorusisë.

Gjatë takimit u firmosën dokumente që përcaktojnë procedurën e ruajtjes së armëve bërthamore jostrategjike ruse në një objekt të posaçëm në territorin e Republikës së Bjellorusisë

citohet Ministria ruse e Mbrojtjes.

Takimi ka qenë në formatin e ministrave të Mbrojtjes dhe ai pason një deklaratë të 25 marsit të presidentit rus, Vladimir Putin, sipas të cilit me kërkesë të Minskut zyrtar, Rusia do të dislokonte armë bërthamore taktike në Bjellorusi. Putin e vendosi masën e marrë në analogji me vendime të ngjashme të SHBA dhe aleatëve të saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.