Athina duhet ta bëjë Tiranën të kuptojë mirë se Greqia nuk është një partner naiv

Postuar në 17 Maj, 2023 14:46

Arrestimi i Fredi Belerit, përtej çdo konsiderate juridike dhe ligjore, ka lënë gjurmë dhe shije shumë të hidhur në Athinë. Momentin e parë, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis u rezervua duke deklaruar se nëse akuzat nuk provoheshin, ky do të ishte një skandal. Më pas, siç u kuptua, arrestimi i Belerit kishte shkelje proceduriale dhe kjo mjafton për të lënë shijen se arrestimi i tij ishte politik. Diktatorial e quan sot në “Kathimerini” Vassilis Nedos. I cili teksa vë në dukje faktin se një muaj më parë në Athinë u hap një ekspozitë e Edi Ramës në sallën "Zhapa", e më pas Mitsotakis vizitoi Himarën për herë të parë kjo nga një kryeministër i Greqisë, duke përdorur kanale diplomatike për të bindur Shqipërinë se Greqia do ta mbështesë Tiranën në objektivat e veta për në BE, Nedos vë në dukje kontesktin e ri që krijon arrestimi i Belerit:

Pavarësisht reagimit të Ramës ndaj këtij zhvillimi, Athina duhet ta bëjë Tiranën të kuptojë – në terma të sigurtë – se Greqia nuk është një partner naiv që do ndihmojë ata që nuk duan të ndihmojnë veten

Sipas tij duket se Edi Rama – edhe ky vetë pjesërisht himarjot, ose me termat e Nedos një grek vendas në Himarë – e ka marrë qëndrimin pozitiv të Greqisë si dobësi. Nga ana tjetër, afrimi i Greqisë me Shqipërinë ka brenda elementin e kujdesit dhe me këtë rast Nedos kujton disa veprime të z. Rama si mbështetja e Turqisë gjatë acarimit të marrëdhënieve të kësaj të fundit me Greqinë, kokfortësia me çështjen e zonave detare dhe trajtimi i favorshëm i Turqisë nga Tirana për këtë çështje si dhe blerja e dronëve "Bayraktar". Të gjitha këto nuk janë pritur mirë në Greqi, qoftë edhe pse nuk kuptohen mirë se ku qëndron interesi i Shqipërisë në këtë sjellje personale të z. Rama, por ato thotë Nedos "janë respektuar si vendime të një shteti sovran", fjali kjo me tingëllim ironik.

Mesazhi është i qartë: toleranca e Athinës ndaj provokimeve të Ramës ka një kufi në kuptimin jo të kërcënimit, port ë reagimit sepse sjellja e kryeministrit shqiptar po interpretohet se jo vetëm nuk ka asnjë farë kortezie, por edhe lexon dobësi në Greqi, një vend që përtej çdo paragjykimi që mund të ketë në Tiranë, ka peshë specifike në Perëndim.  

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

"Më pas, siç u kuptua, arrestimi i Belerit kishte shkelje proceduriale dhe kjo mjafton për të lënë shijen se arrestimi i tij ishte politik".
Shqiptari eshte shume i zoti per zanatin e tjetrit. Prokurori eshte i mire per poezi,gjykatesi bon qofte te mira kurse gazetari eshte gjyqtar i zoti. Une ne fakt mundohem te kuptoj dhe nuk e gjej dot perse gjithe ky shkrim i gjate per nje ceshtje qe varet vetem nga drejtesia?
"...disa veprime të z. Rama si mbështetja e Turqisë gjatë acarimit të marrëdhënieve të kësaj të fundit me Greqinë, kokfortësia me çështjen e zonave detare dhe trajtimi i favorshëm i Turqisë nga Tirana për këtë çështje si dhe blerja e dronëve "Bayraktar".
Ca jane keto? Mos duhet te pyesim Greqine kur te shkojme me ble qepe ne pazar? Po ata na pyesim ne kur marrin vendime te ngjashme? Kurre. As nuk na konsiderojne fare. Akoma nuk kane njohur Kosoven. Ndersa ne dihet ti rrime lepe-peqe.
Persa i perket shtetasve me origjine greke ne Shqiperi une mendoj se kerkesa per te shprehur kombesine ne pasaporte behet qe te jene te diskriminuar pozitivisht dhe jo per te mbrojtur te drejtat. Pse do te mendoje se je i diskriminuar nese tjetri perballe teje nuk e din se je grek?
Prokuroria e Shqiperise ka juridiksion teritorial brenda kufijve te Shqiperise dhe ka detyrat e saja funksionale. Po ashtu edhe gjykata. Me ca kuptoj per ty nese fakti ekziston apo jo ka pak rendesi. Rendesi ka ti gjejme vegjen per ta nxjerre me shkelje procedurale. Ti ke hallin e shijes se hidhur-jo te helmit. Cpune ka shteti grek me nje kandidat qe konkuron ne Shqiperi. Vecse po na konsideroi shtet vasal.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Me pelqeu shume fjalia e fundit:

"Cpune ka shteti grek me nje kandidat qe konkuron ne Shqiperi. Vecse po na konsideroi shtet vasal."

se jo se me rruhet shume per Saliun, por ti Noni mund ta perdoresh po kete logjike dhe te thuash:

"Cpune ka shteti amerikan me nje politikan ne Shqiperi. Vecse po na konsideroi shtet vasal."

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.