Italia njofton tërheqjen nga nisma kineze "Një brez, një rrugë"

Postuar në 10 Maj, 2023 17:26

Italia ka njoftuar tërheqjen nga nisma kineze “Një brez, një rrugë”. Vetëm katër vjet pasi aderoi në nismën që u pa në Perëndim si përpjekje e Pekinit për ndikim gjeopolitik, Roma zyrtare po tërhiqet përmes qeverisë së djathtë të Giorgia Melonit. Para saj, qeveria e drejtuar nga bankieri, Mario Draghi, vendosi ngrirjen e marrëveshjes, shenjë kjo e reflektimit të Italisë që nuk mund t’i lejojë vetes të ndjekë politikë pragamtiste në këto kohë.

Është një çështje shumë kontroverse për qeverinë italiane dhe kjo për shkak të një arsyeje kyçe: Tajvanit

citon “CNBC” profesoren e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Studimeve Kineze në Luiss University, Silvia Manegazzi.

Kjo është një temë që lidhet edhe me premtimet elektorale të Melonit, e cila është fotografuar edhe me përfaqësues të Tajvanit duke deklaruar se “qëndron përkrah kujtdo që beson te demokracia”. 

Megjithatë edhe këtu ka patur luhatje. Në prill u njoftua një vizitë e një delegacioni italian në Tajvan, por vizita u shty. Çka çon në dyshimin se tërheqja nuk ka për të qenë e menjëhershme. Marrëveshja fillestare parashikon që të dyja palët mund të tërhiqen prej saj pas pesë vjetësh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.