Kush është më i mirë në shtrat: Ben apo Brad?

Postuar në 04 Maj, 2023 21:21

Gwyneth Paltrow e pati të vështirë të zgjedhë mes dy prej ishëve të saj, gjatë një interviste. E ftuar në podcast-in “Call Her Daddy”, aktorja u bë pjesë e lojës “Ben apo Brad” (Ben Affleck dhe Brad Pitt), të cilët duhej t’i krahasonte për performancën në shtrat.

Paltrow e vlerësoi Ben, si “teknikisht i shkëlqyer” në shtrat.

Aktorja bëri një krahasim mes të dyve, duke theksuar pikat e tyre të forta.

Nëse Affleck ishte më i mirë në krevat dhe më bënte të qeshja më shumë, Pitt ishte më romantik dhe mes nesh kishte një alkimi më të madhe. Ishte lloji i dashurisë që mund të zgjaste për gjithë jetën.

Affleck ka qenë i lidhur me Paltrow përgjatë viteve 1997-2000. Ai tani është bashkëshorti i këngëtares Jeniffer Lopez.

"Zoti e bekoftë J.Lo dhe gjithçka që ajo ka fituar!", ishte komenti i aktores për gruan aktuale të ish-të dashurit.

/ Rolling Stone /

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.