Ekuilibri gjerman

Postuar në 03 Maj, 2023 12:24

Gjermania po shfaqet përherë e më shumë si ekuilibruesi i Europës. E pse jo, në një kontekst, edhe i Perëndimit. Për vetë natyrën e relacioneve ekonomike të saj në dekadat e fundit, Gjermania po bën gjithçka që të mos hedhë në erë atë që arriti në periudhën pas Luftës së Ftohtë, duke iu shmangur stigmave të dëmshme të atyre që edhe brenda doktrinave të veta të politikës së jashtme dhe të sigurisë, përkufizohen si “rivalë sistemikë”.

Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” këshilltari për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë i kancelarit gjerman, Jens Ploetner është shprehur shumë im kujdesshëm mbi propozimin francez për autonomi strategjike të Europës përkundrejt SHBA-ve.

Ne ndajmë me qeverinë franceze synimin strategjik për krijimin e një BE-jë të fortë, sovrane në të gjitha dimensioned që shkojnë përkrah tij në terma të fuqisë ekonomike dhe politikës së jashtme dhe të sigurisë. Në përmbushjen e këtij qëllimi dhe si një prioritet I përbashkët, ne do të vijojmëtë investojmë në kohezionin e BE-së dhe NATO-s, së bashku me partnerët tanë dhe aleatët – së pari dhe kryesisht me SHBA-të.

Mbi Kinën, vendet anëtare të BE-së ndajnë pikëpamjen strategjike se Kina është në të njëjtn kohë një partner, një konkurent ekonomik dhe një rival sistemik. Marrëdhëniet e Gjermanisë me Kinën bazohen mbi këtë qasje: Kina është një partner krucial në përballjen e sfidave globale si ndryshimi i klimës, rënia e biodiversiteti dhe borxhi…Megjithatë ka pak dyshime tashmë se Kina e sotme është ajo e së shkuarës. Qasja jonë politike dhe ekonomike duhet për këtë arsye të reflektojë këtë qëndrim më konkurues dhe rivalizues, ndaj është në interesin tonë më të mirë që të diversifikojmë marrëdhëniet tregtare

është shprehur ndër të tjera Ploetner.

Komenti reflekton një pozicion unik të Gjermanisë në BE edhe për çështje si ulja e emetimit të karbonit, por edhe interesi i madh i industrisë gjermane me Rusinë dhe Kinën që befasisht u shndërruan në armiqë, por që duket se mund të akomodohen më mirë në termin “rivalë”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.