Drejt një Traktati Sigurimi/Rusia do të ndërhyjë ushtarakisht nëse Bjellorusia sulmohet

Postuar në 10 Prill, 2023 14:56

Agjencia ruse e lajmeve “Tass” njofton se Bjellorusia dhe Rusia po zhvillojnë bisedime për atë që me gjuhën e dikurshme do të quhej një Traktat Sigurimi, që parashikon mbrojtje në rast të një sulmi ushtarak. Njoftimi i referohet deklaratave të presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko që ka zhvilluar bisedime mbi këtë temë me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergey Shoigu.

Nga biseda duket se Federata Ruse do të mbrojë Bjellorusinë në rast të ndonjë agresioni. Kjo është garancia për të cilën kemi nevojë. Ne kemi nevojë për garanci të plota sigurie nga Rusia motër

citohet Lukshaenko.

SIpas tij, presidenti rus, Putin, ka vënë në dukje nevojën e evidentimit të të gjotha marrëveshjeve dhe pakteve mes të dyja vendeve për të vlerësuar aktet ligjore që duhen për të siguruar sigurinë e plotë të Bjellorusisë. Në terma praktikë marrëveshja kur të firmoset e çon kufirin ushtarak të Rusisë në Poloni.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.