"Jo" hyrjes tani në NATO të Ukrainës!

Postuar në 05 Prill, 2023 19:47

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, James Cleverly ka bërë thirrje që anëtarët e NATO-s të shmangin në këtë moment diskutimin apo konsiderimin e kërkesës së Ukrainës për t’u anëtarësuar në aleancë. Në një intervistë për “Politico”, Cleverly ka vënë në dukje se anëtarësimi është një derë e hapur në planin aftagjatë, por ky nuk është momenti për të konkretizuar gjërat.

Prioriteti tani është vetëmbrojtja. Mendoja se radha e gjërave ka rëndësi – dhe sot puna konsiston në ndihmën e Ukrainës për të mbrojtur veten

është shprehur ai.

Londra dhe Uashingtoni hyjnë mes atyre vendeve që nuk e mbështesin anëtarësimin e shpejtë të Ukrainës në NATO, ndërkohë që vende të tjera anëtare si vendet balltike kërkojnë përshpejtim.

Çështja që vjen në vështim këtu është konsiderata strategjike që e ndan Aleancën sot. Hyrja e Ukrainës në NATO do të formalizonte një gjendje lufte me Rusinë në mbarë Perënidmin, një zhvillim ky që nuk duket se mbështetet në disa qendra që preferojnë të ruajnë angazhimin e tanishëm duke e lodhur Rusinë dhe me shpresën e një ndryshimi regjimi aty.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.