Për trendin e "mamave seksi"

Postuar në 03 Prill, 2023 18:38

Nëse keni qenë në korrent me kulturën pop së fundmi, nuk mund të mos e keni vënë re se ka njëfarë ndryshimi në dinamikën e pushtetit. Janë mamatë ato që dominojnë diskursin, pavarësisht suksesit të shfaqjeve si MILF Manor apo shtatzënia e dytë e Rihanës. Është e qartë se, në njëfarë mënyre, të gjithë po refuzojmë të rritemi. Në vend që të bëjmë këtë të fundit, zgjedhim të lidhemi pas figurave matriarkale. Dhe kjo marrëdhënie e dyshimtë parasociale nuk qëndron vetëm në terrenin e tapetit të kuq dhe televizionit. Ka një prirje të qartë për të luajtur me dinamikën e mamasë edhe në dhomën e gjumit. Sipas Google Trends, kërkimet për "mommy kink" janë rritur në mënyrë eksponenciale gjatë dekadës së fundit, duke arritur kulmin në vitin 2021.

Termi "mommy kink" në mënyrë tipike u referohet dinamikave seksuale mes dy njerëzve, ku njëri partner (kryesisht gruaja) luan rolin e një mamaje dominuese apo një figure tjetër amësore, ndërsa tjetri është dikush i nënshtruar dhe më i ri në moshë. A ka lidhje kjo me përkujdesjen e munguar të nënës në fëmijëri? Disa thonë po, por shtojnë se si praktikë seksuale, ajo kënaq edhe dëshirën për të qenë i dominuar në dhomën e gjumit.

Natyrën edukative e këtij trendi që për shumë mund të jetë i çuditshëm e nxjerr në pah regjisorja Vex Ashley në filmin e saj "Maman", një eksplorim erotik i seksit dhe amësisë, i vënë nën dritë të butë. "Dominimi i femrës shpesh inkuadrohet në kuptimin e refuzimit të dikujt, mohimit të diçkaje ose shkaktimit të dhimbjes mbi ta", Ashley për Vice.

Ndërsa, në rastin e mommy kink, kemi të bëjmë më shumë me nënshtrimin përmes kujdesit, sesa nënshtrimin përmes dhimbjes. Ndihet si një përvojë thellësisht lidhëse që është ushqyese dhe edukative si për të dominuarit, edhe për dominueset

Regjisorja Ashley e shpjegon këtë dëshirë me periudhën e vështirë socio-politike që bota po kalon.

Bota është bërë një mjedis i vështirë dhe mendoj se njerëzit po shprehin nevojën për komfort dhe përkujdesje

Edhe pse figura e mamasë është seksualizuar gjithmonë (le të kujtojmë këtu mamanë e Stiflerit në "American Pie"), kjo marrëdhënie ka mbetur një marrëdhënie komplekse – mamatë seksi shihen më shumë si tabu, jashtë kufijve ose diçka e pazakontë, sesa si elementi femëror i një marrëdhënieje fizike.

"Mëmësia bëhet trill i kësaj natyre vetëm sepse ne e ndajmë atë me thikë nga seksi dhe të qenit joshëse", thotë Clio Wood, autore e disa librave, i fundit prej të cilëve trajton perspektivën shpesh të vështirë për të rifituar seksualitetin pasi të bëhesh nënë. “Kompleksi i madonës/kurvës ka të bëjë me atë se si një grua mund të ketë njëkohësisht dy anët : njëra është super seksi dhe e disponueshme për seks – sirena që këndon, nëse dëshironi ta quajmë kështu. Dhe tjetra është nëna e cila më pas bëhet e pastër dhe lidhet direkt me mirësinë dhe rritjen e familjes".

Ashley beson se mommy kink si trill është një mënyrë e shkëlqyer për t’i riorganizuar këto dy dikotomi – diçka që Maman e ilustron në seksualizimin e qumështit të gjirit.

Shoqëria dëshiron që ti të jesh një person krejtësisht i deseksualizuar, i pastër, i dëlirë [kur të bëhesh nënë],” shpjegon ajo, “por ti nuk ndalosh së qeni një njeri i gjallë, me nevoja dhe dëshira

Po ata që duan të bëjnë fëmijë?

Edhe ata po përpiqen t’i ikin realitetit, madje, në shumë raste, edhe t’u shmanen kufijve të gjinisë. "Ka një eufori të vërtetë për sa i përket gjinisë si për nënën ashtu edhe për fëmijën ndonjëherë, sepse foshnjat janë në thelb pa gjini," thotë Ashley. 

Wood thotë se mommy kink nuk është aspak i ri si trill seksual, por njerëzit janë bërë më të hapur dhe flasin për të. Për sa kohë që praktikohet në mënyrë të sigurt dhe me pëlqim dypalësh, ai mund të jetë një mënyrë argëtuese për të eksploruar dinamikën e energjisë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.