Parlamenti turk miraton kërkesen e Finlandës për anëtarësim në NATO

Postuar në 31 Mars, 2023 13:40

Parlamenti turk ka miratuar kërkesën e Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO duke hapur rrugën për zgjerimin e Aleancës në gadishullin nordik.

Kërkesa u miratua me 276 vota pro ndërkohë që Partia demokratike Popullore nuk mori pjesë në votim. Vendimi është përshëndetur nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg që ka deklaruar se pranimi i Finlandës do ta bëjë më të fortë Aleancën.

Finlanda, një vend me vijë kufitare 1300 km me Rusinë, përfaqëson një kundërshtar të sajin të dikurshëm, që nga Lufta e Dytë Botërore, kur ish-Bashkimi Sovjetik pushtoi vendin nën konsideratat strategjike të sigurimit të Leningradit.

Vota e Parlamentit turk vjen pas miratimit të kërkesës në Parlamentin hungarez. Aktualisht Turqia ka vënë veto ndaj Suedisë, ndaj së cilës kërkon që të ekstradojë pjesëtarë të organizatës guleniste, që i konsideron terroristë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.